k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Serbi: MPJ falënderon shtetet islamike që s'kanë njohur Veriorin


Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, gjatë qëndrimit në Iran, ka falënderuar shumicën e shteteve anëtare të të ashtuquajturës Lëvizje e të Painkuadruarve që nuk e njohin Kosovën dhe siç ka thënë ai, sidomos shtetet islamike dhe arabe anëtare të kësaj lëvizjeje.

Mrkiç ka apeluar te këto shtete që të përmbahen nga njohja e pavarësisë së Kosovës para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ai ka përsëritur atë që, siç ka thënë ai, tashmë edhe zogjtë e dinë: “Se Serbia kurrë, në çfarëdo rrethanash, nuk do ta njohë pavarësinë, të cilën njëanshëm e kanë shpallur autoritetet e pakicës shqiptare në Kosovë”.

Mrkiç ka thënë se Serbia i qëndron besnike përcaktimit për arritjen e zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët për Kosovën.

Burimi1 shtator 2012


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019