k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Kenia: 16 të vdekur nga sulmet fetare


17 të vdekur dhe 45 të plagosur ka qenë bilanci i dy sulmeve të armatosura të kryera në qytetin Garisa, në Kenia.

Sipas mediave lokale sulmet janë kryer në katedralen e qytetit dhe në kishën e kongregacionit “Africa Inland Indipendent Church” (AIC), kur besimtarët ishin mbledhur për meshën e së dielës. Mes viktimave raportohet të jenë edhe dy policë.

Sipas deklaratës paraprake të policisë vendase, disa burra të armatosur dhe me maska, përpara se të hynin në kishën e kongregacionit AIC, kanë sulmuar dhe vrarë dy policë, që ishin në shërbim dhe u kanë marrë armët, me të cilat janë vrarë disa besimtarë që ndodheshin brenda. Më pas kanë hedhur disa granata, nga shpërthimi i të cilave kanë mbetur të vrarë disa persona dhe dhjetëra të tjera janë plagosur.

Shefi i policisë lokale ka deklaruar se po zhvillohen hetime për zbardhjen e autorëve. Deri më tani askush nuk ka marrë përsipër autorësinë e atentateve, por autoritetet kanë dyshime se janë kryer nga grupimi Al-Shabab.

Burimi1 korrik 2012


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019