k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

OKB: Të ndalohet "Komedia hyjnore" e Dantes, fyen islamikët


Vepra klasike duhet të tërhiqet nga programet shkollore, sipas organizatës për të drejtat e njeriut "Gherush 92", e cila vepron si këshilltare në organet e OKB-së për racizmin dhe diskriminimin.

"Vepra e Dantes është fyese dhe diskriminuese dhe nuk ka vend në shkollat e sotme", - deklaroi për mediat Valentina Sereni, kryetare e organizatës. "Aty islamizmi paraqitet si herezi dhe Muhamedi si skizmatik, si dhe çifutët përmenden si tradhtarë dhe fajdexhinj mashtrues e të pangopur", vijoi më tej ajo.

"Profeti Muhamed iu nënshtrua një dënimi të tmerrshëm - trupi iu nda skaj më skaj saqë i dolën rropullitë dhe kjo është një pamje që fyen kulturën islamike", tha Sereni.

"Ne nuk jemi për censurim dhe djegie të librave, por do të donim që të merrej parasysh, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok, se në "Komedinë hyjnore" ka përmbajtje raciste, antiislamike dhe antisemite. Arti nuk mund të qëndrojë mbi kritikën," vijoi më tej ajo.

Organizata gjithashtu pohoi se nxënësit dhe studentët që studiojnë veprën nuk i kanë "filtrat" e nevojshme për të vlerësuar kuadrin e kësaj historik dhe kësisoj ushqehen me një dietë helmatisëse antisemitizmi dhe racizmi.

Si masë organizata ka kërkuar tërheqjen e veprës së Dante Aligierit nga shkollat ose së paku dhënien e një shpjegimi të plotë për pjesët e saj më fyese.

Burimi13 mars 2012


Komente

kalimtar/e
malirobit 
14 mars 2012, 12:11
sna lane rehat keto gerdallat komuniste qe mendojne per te miren tone, cfare duhet te lexojme, si duhet ta lexojme, kur duhet ta lexojm etjetj



kalimtar/e
oklesh 
15 mars 2012, 11:16
po iliada me odisene jane ne rregull? apo dhe per ato fyhen islamiket? mos nuk kemi 'filtrat e nevojshme'



kalimtar/e
anon 
16 mars 2012, 11:41
Ca komuniste flet ti se paske idene. A eshte shkolla laike? Dhe veprat qe studiohen atje te tilla duhet te jene.



kalimtar/e
godo 
16 mars 2012, 11:58
Po mirë evolucionin e quajn fyerje këta, komedin hyjnore fyerje , statujën e Davidit fyerje e plot e plot të tjera..Në shkolla për pedofilin Muhamet do mësohet dhe për Jezusin e lindur nga një virgjëresh që u mbars nga Ajri??



kalimtar/e
kalimtar 
16 mars 2012, 12:58
Islamiket duan ti mbyllin tera vrimat nga ju pikon e keqja. Mbrojne me cdo kusht figuren e tyre te "shenjte" i cili ne realitet ishte shizofren dhe pedofil (martoi Ajshen ne moshen 6 vjece dhe e konsumoi ate ne moshen 9 vjece). Keta tani duan ti ndalin edhe veprat me te njohura boterore sepse nuk u pershtatet kur dikush tjeter i fyen ata, kur ne fakt ata mendojne se vetem atyre u jepet kjo e drejte.



kalimtar/e
kalimtar/e 
16 mars 2012, 12:59
I duken më të bukura përrallat dhe injoranca, se ato vetëm komedi nuk jan por sadizmi që na mësojn në të vërtetë librat e tyre!



kalimtar/e
gurax 
26 mars 2012, 18:18
Me keto ritme, Komedia Hyjnore do te shnderrohet shume shpejt ne nje liber te ndaluar.

Me vjen cudi se si injorohet faktori i shpejtesise se perhapjes se informacionit ne ditet e sotme. Le te supozohet per nje moment se do te ndalohet komedia hyjnore se ofendohen islamiket. Si fenomen i pare do te ndodhe nje buje e madhe kur te merret ky vendim. Te tere ata njerez qe as qe e dine se ne Komedine Hyjnore flitet per gjera te tilla (dhe ka shume te tille) do te behen kurioze dhe do e gjejne ta lexojne, dhe do e transmetojne me tej. Ky efekt do te vazhjdoje per goxha kohe. Sa me teper do te kaloje koha, aq me teper do te mistifikohet Komedia Hyjnore, sic ndodh me cdo liber te ndaluar. Nuk eshte se do te ndalojne njerezit te flasin per te, por thjesht do te peshperisin tashme. Dhe do te vije nje kohe qe do te fillojne te damkosen si ofendues te fese shume njerez, vetem sepse po diskutojne per Komedine Hyjnore dhe kane nje pikepamje qe nuk ju shkon per shtat islamikeve te pareve dhe tere fetareve me pas. Ne kete moment eshte pjesa e hidhur dhe e rrezikshme, sepse do te shfaqet shume qarte nje rrebelim i atyre qe do e ndiejne veten te dhunuar ne te shprehur, ne te etiketuartit si te keqinjte ata qe vetem i permendin emrin Komedise Hyjnore. Dhe ky eshte nje efekt ortek: vepra do te ndalohet edhe me teper dhe do te lexohet nen rrogoz edhe me teper duke i fryre zjarrit ideologjik qe derisa eshte kaq e ndaluar e verteta per te cilen flet eshte e madhe. Dhe prape do te ndalohet edhe me...etj etj.

Dhe me pas dalin disa te pafytyre dhe ngrene zerin per censurimin e internetit ne Kine, apo Iran, apo Siri, ne te njejten kohe qe dihet se SHBA ka disa vjet qe ka perpiluar listen e zeze te faqeve internet qe paraqesin rrezik per sigurine kombetare dhe kane po aq vjet qe bashkepunojne me internet providers amerikane per filtrimin e informacionit ne keto faqe.

Te jeni te sigurt qe po jetojme ne kohe shume interesante.



kalimtar/e
yll.. 
24 prill 2013, 22:29
ka akoma sharlatane qe duan me cdo kusht te injorojne kryeveprat boterore. kane bere ndonje liber (deft. bakalli) me ngjyra qe jo vetem liber nuk quhet. . por edhe deft. eshte krim ta cilesosh. kryeveprat jane dhe do mbeten te tilla. . njerez te vegjel ka patur dhe do kete sa te jete njerezimi.



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019