k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Indonezi: Shkruan "Zoti nuk ekziston!", rrezikon burgun


Një nëpunës i shtetit është arrestuar në Indonezi pasi shkroi në faqen e tij në "Facebook" shprehjen "Zoti nuk ekziston!". Tani ai rrezikon të dënohet me pesë vite heqje lirie në bazë të ligjit për blasfeminë.

Aleksandër Aan, 31 vjeç, është akuzuar për përdorim të rrjetit social me qëllim shpërndarjen e ideve që dhunojnë ligjet e shtetit dhe për deklarimin e tij të rremë si mysliman në vendin ku punon. Komenti i tij është bërë shkak për ngritjen e hetimeve në Sumatrën perëndimore, ndërsa ai vetë është linçuar nga njerëzit teksa shkonte në punë, raporton agjencia e lajmeve "NOA".

Indonezia është një vend me 240 milionë banorë, ku lejohet prania e feve, por ateizmi është i paligjshëm.

Burimi22 janar 2012


Komente

kalimtar/e
1888 
1 qershor 2012, 14:58
Citim:
lejohet prania e feve, por ateizmi është i paligjshëm.


pse nuk krijojnë një fe menoteiste, ku zoti ka vdekur dhe vëndi i tij është zënë nga një këshill regjence të përbërë nga njerëz, nga të gjithë njerzit.
të paktën do ishin në rregull me ligjin.



postieri
postieri 
16 qershor 2012, 20:34
Citim:
2.5 vjet burg pse shkroi në Facebook: Zoti nuk ekziston

Një person nga Indonezia është dënuar me 2.5 vjet burg pse shkroi në faqen e tij në Facebook “Zoti nuk ekziston”.

Alexander Aan, 30 vjeç, u burgos të enjten pse kishte hapur një faqe ateistësh në Facebook, ku bënte karikatura ku tregohej profeti mysliman duke bërë seks me një ndihmësin e tij.

Ai po ashtu shkroi një artikull ku thuhej se profeti kishte tërheqje për gruan e djalit të tij.

Aan u rrah nga një turmë dhe u arrestua nga policia në qytetin e tij.

Akuzat ndaj tij janë blasfemi dhe përpjekje për të bindur të tjerët për të përqafuar ateizmin.

Prokuroria kishte kërkuar 3.5 vite burg.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,93,84036




kalimtar/e
dagostini 
26 qershor 2012, 16:37
Perkufizim i cmendurise. Per te te ardhur keq deri ku mund te katandiset njerezimi. Kjo tregon dhe sa mbrapa mund te jene disa popuj ne zhvillim mendor e kulturor megjithse jetojne ne nje epoke kur mund te shfrytezojne te gjitha avancimet e teknologjise...



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019