k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Gjermani: "Kisha Katolike" shet dhe materiale pornografike


"Weltbild," kompania më e madhe mediatike në Gjermani, në shitjen e librave, DVD-ve, muzikës etj. është gjithashtu 100% në pronësi të Kishës katolike. Pak njerëz e dinin këtë fakt deri në publikimin e buletinit "Buchreport" në të cilin vihej në dukje se kompania katolike shiste dhe materiale pornografike.

Një zëdhënës i kishës kishte pohuar në lidhje me këtë se "'Weltbild'-i përpiqet të parandalojë shpërndarjen e përmbajtjeve me gjasë pornografike". Por masat parandaluese nuk duket të kenë qenë dhe aq të suksesshme. Ka më shumë se 10 vjet që një grup katolikësh reagojnë në mënyrë të vazhdueshme te autoritetet e tyre kishtare në lidhje me këtë fakt dhe tani në dritë të deklaratës zyrtare pohojnë se s'është gjë tjetër veçse hipokrizi.

Në vitin 2008, grupi në fjalë i ka dërguar një dokument 70-faqësh të gjithë klerikëve të dioqezave që kanë aksione në "Weltbild" prej 30 vitesh tashmë, duke evidentuar dhe shitjen e materialeve "të pahijshme".

Në ditët e sotme, kompania punëson rreth 6000 persona, me fitime vjetore të rangut të 1,7 miliardë eurove dhe prani në internet që renditet e dyta, pas faqes "amazon.de". "Weltbild"-i gjithashtu kryeson tregun e shitjes së librave në Gjermani, duke kontrolluar 20% të tregut vendor të librave.

Fitimet riinvestohen rregullisht në kompani me objektiv zgjerimin e mëtejshëm të saj në treg, një zgjerim që do të ishte i mundur vetëm nëse kompania vazhdon të shesë materiale që nuk përputhen me mësimet e kishës. Rreth 2500 titujt erotikë në katalogun e kompanisë në internet, duke përfshirë këtu dhe tituj nga "Blue Panther Books", botues librash erotikë në pronësi të "Weltbild"-it, janë vetëm një nga shembujt e kësaj politike të kompanisë.

Veç të tjerash, Kisha katolike në Gjermani zotëron gjithashtu 50% të aksioneve të shtëpisë botuese "Drömer Knaur" e cila boton libra pornografikë.

Burimi25 tetor 2011


Komente

postieri
postieri 
23 nëntor 2011, 21:37
Citim:
For sale: Germany's Catholic Church gives up 'erotic' publisher

Even the Pope urged selling it and on Tuesday, German bishops caved in: the Catholic Church is giving up its stake in Weltbild, a major publishing group that lists books frowned upon by Catholic doctrine.

Weltbild publishing group is co-owned by 12 German dioceses which have now agreed to sell their share in the profitable enterprise as soon as possible. They decided on the move because Weltbild's book range includes steamy pulp novels with titles like "Boarding School for Sluts" and "The Lawyer's Whore" as well as books on esoteric practices.

Cologne Cardinal Joachim Meissner said there was no alternative to selling the publishing group.

"We can't make money all week long with something we condemn from the pulpit on Sunday," he said.

Pope Benedict XIV had also urged Catholics to "oppose the distribution of erotic and pornographic material."

Germany's bishops met this week and pressed the 12 bishops whose dioceses co-own Weltbild, based in the southern city of Augsburg, to end the investment after the company had defended its policy of publishing whatever books meet market demand.

With annual sales of 1.6 billion euros (2.1 billion dollars) and a workforce of 6,400, Weltbild is a major company that publishes books and operates book clubs and a national bookshop chain. Weltbild has denied that it lists "pornographic" literature, saying that the term is clearly defined. It said its erotic literature accounted for just 0.017 percent of its revenue, but church leaders fear a tarnished reputation.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15548790,00.html





Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019