k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Prishtinë: Tërnava nderon pushtuesit e shqiptarëve


Në varrin e ashtuquajtur të "sulltan Muratit" në komunën Kastriot, është mbajtur ceremonia e radhës për nder të figurës antishqiptare osmane Muratit I. Ceremonia është zhvilluar nën drejtimin e organizatës abrahamike "Bashkësia Islame e Kosovës".

Në ceremoni kanë marrë pjesë dhe funksionarë të komunës së Osmangazit, Turqi, të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), të komunës Kastriot si dhe përfaqësues nga IRJM dhe Turqia.

Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ka theksuar se "lutjet e bëra tani e 621 vjet janë pranuar, dhe se tani përkujtohet sulltan Murati, i cili ka sjellë civilizimin islam në Kosovë dhe Ballkan".

Kryetari i komunës Kastriot, Mehmet Krasniqi, ka deklaruar se ky takim organizohet për të pestën herë me radhë dhe si i tillë "shërben për forcimin e lidhjeve kulturore e vëllazërore me Turqinë".

Nga pala turke, kreu i komunës së Osmangazit, Bursë, Mustafa Dyndar, ka theksuar se "lidhjet e ngushta kanë nisur 621 vjet më parë dhe tani po punohet që ato të forcohen edhe më tej".

Ndërkaq ambasadori turk në Prishtinë, Metin Ynler, ka pohuar se "Sulltan Murati ka qenë një komandant i shquar i cili ka vënë vulën në periudhën e formimit të perandorisë Osmane", dhe ka shprehur kënaqësinë që "shumë vite më pas ai përkujtohet në atmosferë paqeje e vëllazërore".

Nderimi i figurave antishqiptare nga besimtarët islamikë të BIK-ut është kthyer tashmë në rregull të përvitshëm, duke nxjerrë në pah natyrën antikombëtare të kësaj organizate.

24 mars 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019