k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Spanjë: Protesta kundër kreut të Vatikanit


Mijëra të rinj spanjollë kanë protestuar kundër vizitës së kreut të Vatikanit, Jozef Racinger, në Spanjë. Racingeri do të mbërrijë sot në Madrid, ndërsa të dielën do të mbajë "meshë për nder të Ditës botërore të rinisë katolike".

Protestuesit spanjollë thonë se nuk duan që taksat e tyre të përdoren për të mbuluar shpenzimet e vizitave të tilla me karakter fetar, sidomos në kohën kur Spanja ka 20% të popullsisë pa punë dhe kur qeveria po shkurton shpenzimet. Ata gjithashtu kanë kërkuar ndarjen e plotë të kishës nga shteti.

Më herët policia raportoi se janë marrë masat për të evituar ndonjë sulm të mundshëm kundër kreut të Vatikanit, Jozef Racinger, nga të rinjtë që janë mbledhur në Madrid.

Një student i huaj është arrestuar, për shkak të dyshimit për sulm me mjete kimike. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar të martën në Madrid.

Organizatorët e vizitës së kreut të Kishës Katolike në Spanjë theksojnë se kjo vizitë do t'i kushtojë shtetit spanjoll rreth 50 milionë euro.

Burimi18 gusht 2011


Komente

kalimtar/e
e o 
18 gusht 2011, 21:04
Citim:
Më herët policia raportoi se janë marrë masat për të evituar ndonjë sulm të mundshëm kundër kreut të Vatikanit, Jozef Racinger, nga të rinjtë që janë mbledhur në Madrid.


te rinjte mbrohen kunder pedofileve, kurse pedofilet i mbron policia...



postieri
postieri 
21 gusht 2011, 17:20
Citim:
Stuhi “kundër” Papa Benediktin XVI

Madrid – Stuhitë e fuqishme që përfshinë mbrëmë bazën ajrore "Cuatro Vientos", në afërsi të Madridit, detyruan Papa Benediktin e XVI-të të ndërpresë fjalimin e tij para mijëra të rinjve pelegrinë.

Moti ishte i nxehtë gjatë së shtunës, por era e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe me rrufe shpërtheu papritur në zonë, teksa Papa po niste fjalimin e tij.

Madje, era e fortë i mori me vete edhe kapelën. Benedikti XVI, i mbrojtur nën një çadër të madhe të bardhë, u detyrua të ndërpresë fjalimin.

Papa, me flokë të bardhë të shpupuritur, qëndroi në pritje të qetësimit të stuhisë, ndërkohë që era përmbyste karriget e vendosura shumë pranë altarit gjigant prej 200 metrash gjatësi. Në mes të turmës, pelegrinët e zbavitur filluan të mbroheshin nga era dhe shiu nën tapetet e shtrojës që kishin marrë me vete për të kaluar natën në qiell të hapur. /Start/

http://www.gazetastart.com//lajme/Bota/40883




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019