k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Holandë: 1 në 6 priftërinj nuk besojnë në zot, pohon studimi


Një studim nga Universiteti i Lirë i Amsterdamit pohon se një në gjashtë priftërinj të Kishës Protestante Holandeze nuk besojnë në zot. Një rast që ka ngjallur interesin e mediave ka qenë dhe ai i priftit Klas Hendrikse, njohur në Holandë si "prifti ateist".

Autoriteteve kishtare u ishte kërkuar të merrnin masa disiplinore ndaj tij pas botimit të librit me titull "Besimi në zotin që nuk ekziston". Por prifti qëndroi në postin e mëparshëm, pasi u vu re se brenda Kishës Holandeze kishte dhe funksionarë të tjerë me bindje të tilla.

"Unë vetë nuk e ndjej të nevojshme të besoj në jetën pas vdekjes," thotë Hendrikse. "Aspak! Për mua jeta jonë, detyra jonë, është përpara vdekjes. Kur ndodh diçka, ndodh këtu në tokë, mes teje e meje, mes njerëzve dhe vetëm këtu mund të ndodhë."

"Zoti nuk është as qenie... është thjesht një fjalë që shënon përjetimin, ose përjetim njerëzor," vazhdon ai. Hendrikse madje e përshkruan rrëfimin biblik të jetës së Jezusit si një rrëfim mitologjik rreth një personi që mund të mos ketë ekzistuar kurrë.

Profesori Hijme Shtofels, i Universitetit të Lirë të Amsterdamit, pohon se njerëzit tashmë e mbështesin fenë mbi koncepte të përditshme dhe jo më teologjike.

"Në shoqërinë tonë quhet 'diçkaizëm'," thotë ai. "Duhet të ketë 'diçka' midis tokës e qiellit, por ta quash këtë 'zot', e aq më tepër 'zot personal', duket se është e pamendueshme për shumicën e holandezëve," - përfundon Shtofelsi.

Burimi5 gusht 2011


Komente

kalimtar/e
eni 
6 gusht 2011, 16:28
Interesante. Po mendoj se sa dijetare kane qene keshtu dhe gjate mesjetes kur Kisha kishte monopolizuar dijen dhe e vetmja menyre qe te mund te merreshe me dicka te tille ishte te beheshe prift.



kalimtar/e
Urimi-Kukes 
6 gusht 2011, 21:17
Pamvaresisht nga corba qe ka ngrane a posti ne te cilin ndodhet, keshtu determinon cdokush qe arrin te mendoje kthjellet,



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019