k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Taxhikistan: Të rinjve u ndalohet frekuentimi i kishave dhe i xhamive


Taxhikistani u ka ndaluar nga e mërkura të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve frekuentimin e kishave dhe të xhamive, në përpjekjen për t'i dhënë zgjidhje rritjes së fondamentalizmit fetar në vend.

Presidenti taxhik, Emomali Rahmon, dekretoi ligjin pasi ishte miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit, muajin e kaluar, sipas agjencive vendase.

Ligji u ndalon të gjithë shtetasve nën moshën 18 vjeç të shkojnë në kisha e xhami, dhe u kërkon gjithashtu të arsimohen ekskluzivisht në shkolla laike, sipas agjencisë "Azija-Plus".

Autoritetet pohojnë se masa do të ndihmojë në ndalimin e fondamentalizmit fetar.

Presidenti ka dekretuar gjithashtu disa ndryshime në Kodin Penal ku "pjesëmarrja aktive" në protesta të paautorizuara do të dënohet tashmë me burgim deri në 5 vjet. Gjithashtu ata që do të shpallen fajtorë për "arsim të paligjshëm fetar" ndaj të rinjve do të dënohen me burgim deri në 12 vjet.

Presidenti Rahmon vitin e kaluar ka tërhequr studentët taxhikë që studionin jashtë vendit, pasi ka akuzuar institucione të huaja se po ndërmerrnin hapa për "përgatitjen e terroristëve".

Taxhikistani ndan kufirin jugor me Afganistanin dhe ka paditur më parë grupe fetare se përpiqeshin të vendosnin regjim islamik në vend.

Burimi4 gusht 2011


Komente

kalimtar/e
eni 
6 gusht 2011, 16:33
Keta e ndiejne rrezikun e fese se i kane talibanet ne oborr. Dhe bravo i qofte qe kane aq integritet dhe vetedije sa te marrin vendime te tilla e jo si disa lepires sahanesh qe dalin neper mediat tona duke bere interesantin per ca petrodollare te ndyra.



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019