k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: MASH heq ndalimin e simboleve fetare nga projektligji


Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, Brikena Kollçinaku në një deklaratë për shtyp ka deklaruar se do të ndryshohet ligji, ku do të hiqet paragrafi që flet për simbolet fetare duke i lejuar ato kështu në shkollat e arsimit parauniversitar.

“Shumë shpejt pritet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave drafti për arsimin parauniversitar, i cili përfshin edhe simbolet fetare. Ministria e Arsimit sqaron se pas konsultimeve me komunitetet fetare në vend, për më shumë se tre muaj, është rënë dakord që të hiqet paragrafi që flet për simbolet fetare duke i lejuar ato kështu në shkollat e arsimit parauniversitar”, u shpreh zëdhënësja e MASH.

Neni 36, pika 4 e projektligjit në gjendjen aktuale shprehet se: "Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare".

Vendimi për heqjen e kësaj pike vjen 4 muaj pas deklaratës përkatëse të vetë ministrit, Myqerem Tafaj, i cili duket se është dorëzuar përpara presionit të OJF-ve abrahamike "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë" dhe "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë".



Burimi21 prill 2011


Komente

kalimtar/e
eni 
21 prill 2011, 22:22
Po cfare minister eshte ky, ky s'ka shtylle kurrizore. Se mos vetem kjo, njeri pa personalitet eshte, kur vendosen njerez te tille ne krye te arsimit cfare prisni!



kalimtar/e
lapsi 
21 prill 2011, 22:26
forca myqeremo, jemi me ty rruges per ne pakistan.
ore ketu duhet nje Zog II qe t'ia sjelli mendjen ne vend ketyre kellirave qe i pallon sorosi lart e poshte dhe skane kokrren e autoritetit



kalimtar/e
i ati i zeqos me kamion 
21 prill 2011, 23:07
Keta s'e kuptojne qe duke i dhene gjithmone e me shume ze elementit fetar do te forcojne per kondrapedal dhe elementin antifetar. I rrofte 'toleranca' pastaj, do fillojne te krefen robt per pune feje. Edhe kjo na duhej se me te tjerat e kemi ndritur.



kalimtar/e
divzero 
22 prill 2011, 14:30
ne fene time meshkujt duhet te mbajne arme nga mosha 14 vjec. deri tani nuk me lejonin ne shkolle qe kur mbusha 14 vjec, cfare di e di nga interneti. une i thoja qe armet nuk jane simbole fetare jane vetem obligim qe e kam nga feja, por perseri me lane pa shkolle. falenderoj ministrine per mundesine qe me dha, megjithse me vonese, qe te shkollohem dhe une se nuk hyj dot as ne universitet pa bere te mesmen. nuk ecet perpara me diskriminim, ministri ka te drejte kurse ju jeni urrejtes qe nuk pranoni dallimet kulturore te tjetrit



kalimtar/e
contra 
22 prill 2011, 15:13
Mua me kerkon feja te vij lakuriq ne shkolle. Dmth ky vendim qe dhe une kam te drejte te bej shkolle tani?



skerdilaid
skerdilaid 
22 prill 2011, 16:34
festival 2 biletën ke dera



231
231 
22 prill 2011, 16:51
Unë s'kam fe që më thotë me e mbajt qenin me vete, po bindjet e mia janë më të forta se fetë dhe s'mund të shkoj pa qen në shkollë. Qeni im nuk është simbol fetar, është obligim për mu dhe që duhet ta kenë të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm. Poshtë diskriminimi! Flm ministër që më në fund mund të bëj dhe unë shkollë me qenin tim në klasë.



kalimtar/e
sindibad al bahri 
22 prill 2011, 17:09
feja jone per shkakt mekatit qe ka bo gruja e pare na meson qe duhet t'i fusim gjithe grate ne thes, kurse burrat te mbulohen me lesh (Profeti abcdef ka thene qe eshte me mire me lesh te zi). kjo fillon qe 8 vjec per femrat (kur kto quhen gra) dhe 12 vjec per meshkujt (kur kta quhen burra). per shkak te kesaj ministrite ne Shqiperi dhe ne pjese te tjera te botes ku kemi emigruar na kishin lene pa shkolle sepse nuk respektonin vecorine tone kulturore dhe obligimet tona fetare. faleminderi zoti minister qe me ne fund na dhe te drejten te arsimojme femijet tane gra dhe burra ne shkollat jofetare ku me ne fund do mesojme dhe ne dijet e qafireve qe jane kunder fese tone. poshte diskriminimi!

kalimtar/e
gurax 
22 prill 2011, 22:42
Myqerem Tafaj paska qene nje i pashkolluar, dhe qe ne na ka rene per short ta kemi minister arsimi. Ky na qenka ne drejtim te institucionit me te larte shteteror per arsimin dhe shkollimin, qe ne vetvete merret me programet e shkollave te te tera niveleve, miratimet e teksteve, "garanton" cilesine dhe vertetesine e asaj qe mesohet neper shkolla ku perfshihen si njohurite shkencore ashtu edhe vlerat morale, e shume elemente te tjere.

Myqerem Tafaj, nese je duke e lexuar kete, je nje nga turpet e Shqiperise dhe me siguri duhet te kesh mbushur xhepat me rryshfete nga te tera anet per te lejuar nje gje te tille. Ose, je nje i pashkolle dhe pervecse merr veten tende ne qafe me injorancen tende, terheq nje Shqiperi te tere pas vetes. Asnje njeri me shkolle te vertete nuk do te kishte verberine per te marre nje vendim te tille, e jo me me arsimin dhe inteligjencen e nevojshme per te qene nje minister arsimi.
Me vjen te ndohte prej teje.



kalimtar/e
sami 
22 prill 2011, 23:59
Zogu na i ka heq gomarlleqet e shkretetires qe ne vitet '20, Franca po i ndalon ne vitin 2011 ne te gjitha vendet publike, kurse ministria jone, qe se di se pse quhet dhe e shkences se ketu ne Shqiperi vetem shkence qe nuk behet, po na i fut ne shkolla.

Jane keto per konsum zgjedhor apo realisht i ka thene mendjes ndonje kompliment ky gomar?!



ostrogot
ostrogot 
23 prill 2011, 11:35
Citim:
forca myqeremo, jemi me ty rruges per ne pakistan.
ore ketu duhet nje Zog II qe t'ia sjelli mendjen ne vend ketyre kellirave qe i pallon sorosi lart e poshte dhe skane kokrren e autoritetit

Hapni librat e sociologjisë të Altertekstit të këtij farë ministri dhe shikoni çfarë i mësohet nxënësve e studentëve shqiptarëve se feja është më e rëndësishme se kombi. Këta paguhen fuqishëm që të na nisin për në Pakistan, se ndryshe i bie që i thërret gjaku... Ky mund të jetë çdo gjë por siç e thanë dhe më lart, ky nuk ka autoritet, nuk ka vizion dhe shkon nga ta çojnë. Përfytyroni një shtet me arsim që shkon nga fryn era. Le që çfarë të përfytyrojmë, ja ku e kemi para syve.



kalimtar/e
internetfalas 
23 prill 2011, 11:52
une se kuptoj pse i bini ne qafe ministrit. ai po mbron kete kategori nxenesesh nga diskriminimi qe i bejne nxenesit shoviniste shqiptare sic jane dhe disa ketu siper. shqiperia eshte shtet multietnik dhe multikulturor dhe duhet ti pranoje dhe keto raca nqs do te integrohet



kalimtar/e
gurax 
23 prill 2011, 13:11
Lexoje ketu nese nuk mund ta kuptosh dot vete.

Përse jo, simboleve fetare në shkollat shqiptare



kalimtar/e
Urimi-Kukes 
24 prill 2011, 15:56
Bravo Myqerem Tafai. Kemi pas ba nji hap para - pese prapa tash me ju, nji para dy prapa! Kjo nuk eshte pak per nji torollak.



kalimtar/e
kalimtar/e je vet 
26 prill 2011, 01:21
ore ka nje zgjidhje shume te lehte, te mbledhim te gjithe leket e ta marrim dhe ne me qira kte myqerremin, si ka be dhe sorosi dhe kta prifterinjte.



kalimtar/e
kalimtar/e 
26 prill 2011, 09:16
po te ishte per te vu leke s'do venim myqerem sahanlepiresin aty, po ndonje me big cojones



kalimtar/e
pergjigje 
26 prill 2011, 13:59
i pergjigjem interesimit te kalimtar/e je vet.

Mash ka hedhur ne treg tre ofertat te reja :

Myqerrem Baze, perfshin ndryshimin e regulloreve te shkollave publike. Vetem 50 000 euro. E vlefshme per nje vit.

Myqerrem Pro, perfshin ndryshimin e rregulloreve te shkollave publike ne kundershtim me Kushtetuten. Vetem 70 000 euro. Myqerrem Pro ofron dhe 10 lepirje bythe ne publik pa asnje kosto shtese.

Myqerrem Premium, perfshin ndryshimin e teksteve shkollore dhe pranimin e çdo rekomandimi me vetem 200 000 euro. Myqerrem Premium ofron, pa asnje kosto shtese, lepirje bythe ne publik te palimituara ne kohe.

Tani mund te ndryshoni paketen e abonimit Myqerrem duke paguar vetem diferencen e çmimit.

Per info dhe prenotime kontaktoni sales@mash.gov.al

Merrni me qira ministrin e arsimit perpara se ta bejne te tjeret. Mos u tregoni doreshtrenguar, sot mund te keni nje minister me qira me çmimet me konkurruese ne treg.
Nxitoni.

Me respek pergjegjesi i zyres se menaxhimit
dr.prof. Mojsi Abdurrahman Xhuzepe Karaskallaqis





Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019