k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

SHBA: Proteina e modifikuar ndalon virusin HIV


Në një nga zhvillimet më të rëndësishme në luftën kundër SIDA-s shkencëtarët kanë krijuar në laborator një proteinë që ndalon hyrjen e virusit HIV në qelizat e njeriut.

Proteina laboratorike është modifikim i një proteine natyrale, të quajtur RANTES, e cila është pjesë e sistemit imunitar të trupit të njeriut. RANTES-i mbron trupin kundër HIV-it, por nuk mund të përdoret drejtpërdrejt si ilaç pasi ka pasoja të ndryshme biologjike që mund të shkaktojnë pezmatime të dëmshme.

Pas ekzaminimit të strukturës së përpiktë molekulare të proteinës në fjalë, shkencëtarët zbuluan se vetëm një fragment i vogël i proteinës është përgjegjës për ndalimin e hyrjes së HIV-it në qelizat e shëndosha.

Prej aty, proteina u nda në disa pjesë dhe u punua për ta stabilizuar pa prekur vetitë e saj mbrojtëse.

Pas rafinimit të nevojshëm molekular dhe modelimit virtual, shkencëtarët krijuan një peptid me forcë të lartë kundër HIV-it, i cili mendohet të përdoret dhe kundër sëmundjeve të tjera pezmatuese si artriti dhe lupusi, si dhe për parandalimin e refuzimit nga organizmi të organeve të transplantuara.

Burimi6 prill 2011


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019