k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

SHBA: Feja drejt zhdukjes në 9 shtete, pohon studimi


Sipas një studimi paraqitur në Shoqatën Amerikane të Fizikës, në Dallas, SHBA projektimi matematikor për 9 shtete Australinë, Austrinë, Kanadanë, Çekinë, Finlandën, Irlandën, Holandën, Zelandën e re dhe Zvicrën tregon se feja në këto vende ka marrë rrugën e zhdukjes.

Mënyra e projektimit është kryer me anë të asaj që njihet si dinamikë jolineare, një qasje matematike që është përdorur për të shpjeguar një sërë dukurish fizike në të cilat luajnë rol faktorë të shumtë.

Një nga anëtarët e ekipit studimor, Daniel Abrams, i Universitetit Northuestern, ka botuar më parë një model të ngjashëm, për projektimin e zhdukjes së gjuhëve më pak të folura.

"Ideja është tepër e thjeshtë", thotë Riçard Viner, nga Korporata Kërkimore për Përparimin e Shkencës dhe profesor në Universitetin e Arizonës, SHBA.

"Përcaktohet se grupet shoqërore që kanë më tepër anëtarë do të jenë më tërheqëse për t'iu bashkuar dhe që këto grupe do të kenë status ose dobi shoqërore. Në rastin e gjuhëve për shembull, në Peru mund të ketë më tepër status apo dobi të flitet spanjisht se gjuha e vdekur kekuane dhe po njësoj vlen statusi dhe dobia dhe në të qenit anëtar i një feje ose jo."

Dr. Vineri vazhdon më tej duke thënë: "Në shumë shtete të sotme laike, ka një prirje të njerëzve të identifikohen se nuk i përkasin asnjë feje; Në Holandë numri ka kapur 40% dhe më i larti deri tani është në Çeki ku ka arritur në 60%."

Prej këtu ekipi ka zbatuar modelin e dinamikës jolineare në bazë të parametrave të statusit dhe dobisë së anëtarësisë në kategorinë "jofetare". Sipas një studimi pararendës edhe parametrat janë pak a shumë të njëjta për shtetet e mësipërme, çka do të thotë se dhe sjellja që projektohet është pak a shumë e njëjtë.

"Natyrisht që gjërat janë shumë më të ndërlikuara se kaq në nivel individual, por në vija të përgjithshme duket se shumë prej tyre mesatarizohen duke na dhënë këtë rezultat", përfundon Vineri.

Burimi2 prill 2011


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019