k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Gjermani: Sinjalizohen sulme kundër Bundestagut


Rrjeti islamik "Al-Kaida" dhe grupime aleate me ta, sipas një artikulli të revistës gjermane "Der Spiegel", planifikojnë sulme kundër ndërtesës së parlamentit gjerman në Berlin.

Revista, e cila i referohet informacioneve të autoriteteve gjermane të sigurisë, njofton se ekstremistët planifikojnë të shkaktojnë gjakderdhje dhe të marrin pengje.

"Informacionet mbi planet e terroristëve vijnë nga një xhihadist, i cili ndodhet jashtë Gjermanisë dhe i është drejtuar disa herë me telefon Zyrës Gjermane të Kriminalistikës”, thuhet më tej në artikullin e "Spiegel"-it.

Atentatet janë planifikuar të kryhen në shkurt, ose mars të vitit të ardhshëm. Këto informacione kanë qenë arsyeja e paralajmërimeve publike të ministrit të brendshëm gjerman Tomas de Mezier për sulme terroriste.

Burimi21 nëntor 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019