k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Mat: Xhamia kthehet në stallë


Veç dukurisë së mbylljes së objekteve abrahamike të ngritura gjatë 18 viteve të fundit, për shkak të mungesës së besimtarëve dhe të nëpunësve të OJQ-ve përkatëse, duket se në disa zona banorët kanë menduar të mos i lënë mbyllur, por t'i shfrytëzojnë për nevojat e jetës së përditshme.

Kështu një xhami e ndërtuar në vitet 1990 në Zenisht të Matit, me fonde kuvajtiane, është kthyer sot në vend strehimi për bagëtitë.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni "News24", i cili vë në dukje se misioni i kësaj xhamie të ndërtuar nga kuvajtianët për fetarizimin e shqiptarëve nuk ka qenë të jetë stallë për bagëtinë, megjithëse në besimet abrahamike shpesh prijësit apo figurat fetare konsiderohen nga librat përkatëse si barinj që udhëheqin kopenë e besimtarëve.

Burimi21 nëntor 2010


Komente

kalimtar/e
arb 
23 nëntor 2010, 19:18
Së shpejti në treg Qumësht Zenishti Hallall, i çertifikuar



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019