k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Afganistan: Pedofilia si pasojë e islamizmit


Forcat e NATO-s në Afganistan kanë pasur e kanë prej kohësh një problem kur patrullat ushtarake hasin në burra që mbajnë djem të vegjël përdore, sjellja mes të cilëve tregon diçka që deri më sot ishte kaluar në heshtje.

Ushtarakët britanikë zbuluan se burrat "i preknin dhe i ledhatonin" djemtë e vegjël, thotë hetuesja ushtarake Ana-Mari Kardinali, për të përditshmen amerikane "San Francisco Chronicle". "Ushtarakët nuk kuptonin ç'po ndodhte".

Çështja ishte aq shqetësuese saqë Departamenti amerikan i Mbrojtjes dërgoi hetuesen si eksperte sociale, për vëzhgim në terren. Raporti i saj "Seksualiteti i pashtunëve" nuk shkaktoi asnjë reagim mes afganëve, por ushtarakët perëndimorë u tronditën dhe jo më pak u neveritën nga përfundimet e hetimit.

Për shekuj me radhë afganët i marrin djemtë e vegjël, nga 9 në 15 vjeç, si dashnorë. Studimet pohojnë se gjysma e pashtunëve në Kandahar dhe qytete të tjera jugore të Afganistanit janë baha-baz, term që përdoret për burrat me dashnorë të mitur. Madje burrat mburren për këtë.

"Pasja e një djali është bërë traditë për ne", thotë Enajatulla 42-vjeçar nga Baglani, për gazetarin e "Reuters"-it. "Kush do të bjerë në sy duhet të mbajë një djalë", vazhdon ai.

Baglani ndodhet në verilindje, por afganët pohojnë se pedofilia është akoma më e përhapur mes pashtunëve në jug. Pashtunët janë fisi më i rëndësishëm i Afganistanit. Për shekuj të tërë prijësit e vendit kanë qenë pashtunë.

Presidenti i sotëm, Hamid Karzai, është pashtun, nga një fshat pranë Kandaharit. Ai ka gjashtë vëllezër e disi lind pyetja se cili nga meshkujt e kësaj familjeje është baha-baz. Dy afganë me lidhje të afërt me familjen Karzai konfirmojnë se të paktën njëri prej tyre dihet se është baha-baz, ndërsa dy të tjerë dyshohet se janë. Sakaq një amerikan që punonte në pallatin e Karzait me funksion zyrtar për muaj me radhë ka raportuar se sjellja homoseksuale në pallat "ishte e shfrenuar" mes "ushtarëve dhe tipave të sigurisë. Ata flisnin gjithë ditën për djem".

Në Kandahar, me popullsi 500'000 banorë, dhe në qytete të tjera festat e vallëzimit janë shumë të përhapura si mjet dëfrimi. Djemtë e vegjël atje vishen si vajza, vënë makijazh dhe zile në këmbë dhe kërcejnë përpara burrave që iu hedhin kartëmonedha dhe më pas i marrin në shtëpi.

Një raport i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit i quan "djemtë kërcimtarë" si një "formë e përhapur dhe kulturalisht e sanksionuar e përdhunimit të meshkujve".

Atëherë, si ndodh që forcat e NATO-s po luftojnë dhe po vdesin për të mbrojtur mijëra pedofilë që nga numri për banor duket se tejkalojnë çdo vend tjetër të botës?! Dhe si ndodhi që Afganistani është shndërruar në kryeqytetin aziatik të pedofilisë?

Sociologët dhe antropologët pohojnë se problemi vjen nga interpretimi i ligjeve islamike. Gratë për afganët janë të paprekshme. Burrat në Afganistan nuk mund të flasin me gratë përveç pasi i kanë propozuar për martesë. Para martese, ata as nuk mund t'i shikojnë gratë. Gruaja në Afganistan është e mbuluar kokë e këmbë.

"E si mund të biesh në dashuri, nëse nuk i shikon asaj as fytyrën", thotë Muhamed Dauti për reporterët. "Kurse djemtë i shohim, kështu që mund të dallojmë se kush është i bukur".

Edhe pas martese shumë prej këtyre burrave vazhdojnë t'i mbajnë djemtë, çka nënkupton dhe një jetë të varfër seksuale me gratë. Një shprehje afgane thotë: "Gratë janë për fëmijë, djemtë për kënaqësi".

Hoxhallarët i mësojnë afganët se gratë janë "të papastra" e ndaj dhe të pakëndshme. Madje, sipas raportit, një burrë i martuar e pyeti hetuesen Kardinali se si zhvillohet shtatëzania tek gratë dhe pas shpjegimit reagoi me neveri dhe pyeti: "E si mund të ndjejë kush nevojën të rrijë me një grua, kur allahu e ka bërë atë të pistë?"

Kjo mbase shpjegon dhe faktin pse gratë në Afganistan fshihen nga jeta publike dhe pse vriten me gurë nëse dikush thotë se janë sjellë keq. Madje dhe duke iu thënë se ligji islamik ndalon homoseksualitetin, pedofilët përgjigjen se ky nuk është homoseksualitet pasi ata nuk janë të dashuruar me djemtë.

"Nuk ka çështje më të tmerrshme dhe që të kërkojë më tepër vëmendje në këtë vend se kjo," përfundon Kardinali. "Jam e tmerruar nga çfarë kam parë këtu".

Një djalë në prehrin e një burri që e quante "imzot", u shpreh për gazetarin e "Reuters"-it: "Kur të rritem do të bëhem dhe unë pronar dhe do të kem dhe unë djemtë e mi".

Burimi31 gusht 2010


Komente

skerdilaid
skerdilaid 
5 shtator 2010, 00:16
Fakt i gjallë se si feja të kthen në kafshë.



kalimtar/e
ateisti 
5 shtator 2010, 07:40
Kjo eshte mese e vertete , kete me kane pohuar shume punetor qe kane punuar dhe punojne ne Afganistan , tmer............



kalimtar/e
Anarkisti 
12 shtator 2010, 02:59
Keta njerez nuk duhet te jetojne PIK



kalimtar/e
materialist 
25 shtator 2010, 00:08
definitivisht kjo eshte neveria ma e madhja ne bot, nuk ka ku shkon me keq



kalimtar/e
Fieri 
17 nëntor 2010, 19:40
Keta jo vetem qe nuk duhet te jetojne por me e sakta do ishte tua presesh org. gjen. dhe tua fusesh ne goje, qe ti degjenerosh komplet.

Muti i botes aty qenka mbledhur.......



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019