k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: 'Al-Kaeda' dhe 'Xhihadi islamik' shpallen të paligjshme


qeveria-tirane.jpgTirana zyrtare i ka shpallur të jashtëligjshme grupet "Xhihadi islamik" dhe "Al-Kaeda", ndërsa shtypi raporton se pas vendimit të qeverisë masat prekin edhe 62 biznesmenë arabë dhe 9 kompani tregtare.

Listës i janë shtuar edhe disa emrat e personave të hetuar nga OKB që kanë lidhje me talebanët dhe "Al-Kaedën" si dhe personat, organizatat dhe kompanitë që rezultojnë si financuese apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste islamike.

Sipas vendimit të qeverisë, subjektet dhe individët e vendosur në listë duhet të trajtohen sipas rregullave ndërkombëtare, me konfiskim pasurie nëse zotërojnë asete në Republikën e Shqipërisë.

Burimi17 qershor 2010


Komente

postieri
postieri 
18 qershor 2010, 18:21
Citim:
Qeveria publikon listën e personave të lidhur me Al-Kaidën

Me propozim të Ministrit të Financave, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur dje listën e 9 kompanive dhe 62 individëve të lidhur me organizatën terroriste Al-Kaida. Sipas vendimit të Qeverisë, subjektet dhe individët e vendosur në listë, duhet të trajtohen sipas rregullave ndërkombëtare me konfiskim pasurie nëse zotërojnë asete në Republikën e Shqipërisë.

Me vendim nr. 718, datë 29.10.2004 qeveria ka bërë disa ndryshime në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 5,, të ligjit nr.9258, datë 15.7.2004, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Financave.

Ndryshimet janë:

1. Në fund të shkronjës “A”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me Talibanët”, shtohen personat e renditur në listën “a”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me Talibanët, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për Talibanët dhe Al-Kaida-n.

2. Në fund të shkronjës “C”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Kaida”, shtohen personat e renditur në listën “b”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Kaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat dhe kompanitë që kanë lidhje me talibanët dhe Al-Kaida-n, si dhe personat, organizatat dhe kompanitë, të cilat rezultojnë si financuese apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste.

3. Në fund të shkronjës “D”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Kaida”, shtohen kompanitë e renditura në listën “c”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Kaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat dhe kompanitë që kanë lidhje me talebanët dhe Al-Kaida-n, si dhe personat, organizatat dhe kompanitë, të cilat rezultojnë si financuese apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste.

a. Lista e individëve anëtarë, ose bashkëpunëtorë me Talibanët

1. Sirajuddin Jallaloudine Haqqani

b. Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtor me organizatën Al-Kaida

1. Adil Muhammad Mahmud Abd Alkahaliq
2. Abu Sufian AL- Salamabi Muhammed Ahmed Abd Al- Razziq
3. Ghuma Abd’Rabbah
4. Abdulbasit Abdulrahim
5. Najmuddin Faraj Ahmad
6. Jaber Abdallah Jaber Ahmad Al-Jalahmah
7. Hamid Abdullah Ahmad Al-Ali
8. Abd Al-Rahman Al-Faqih
9. Mohammed Al Ghabra
10. Abd Al-Rahman Muhammad Jaffar ‘Ali
11. FAahd Muhammad 'Abd Al-'Aziz Al-Khashiban
12. Abd Al Hamid Sulaiman Muhammed Al-Mujil
13. Fazël-A-Tul Shaykh Abu Mohammed Amën Al-Peshaëari
14. Said Ali Al-Shihri
15. Khalifa Muhammad Turki Al-Subauy
16. Abdul Rahim Al-Talhi
17. Nasir 'Abd-Al-Karim 'Abdullah Al-Ëahishi
18. Muhsin 2: Fadhil Ayed Ashour Al-Fadhli
19. Hajt Muhammad Ashraf
20. Ricardo Perez Ayeras
21. Mahmoud Mohammad Ahmed Bahaziq
22. Mohammed Benhammedi
23. Ibrahim abdul Salam Mohaled Boyassër
24. Suhayl Fatilloevich Buranov
25. Sulayman Khalid Darëish
26. Ahmed Deghdegh
27. Redendo Cain Dellosa
28. Feliciano Semborio Delos Reyes Jr.
29. Pio Abogne Devera
30. Yahia Djouadi
31. Abdelmalek Droukdel
32. Redouane El Habhab
33. Maftah Mohamed Elmabruk
34. Abdelrazag Elsharif Elosta
35. Salah Gasmi
36. Fritz Martin Geloëicz
37. Gun Gun Rusman Gunaëan
38. Abid Hammadou
39. Abdul Haq
40. Bekkay Harrach
41. Jamal Housni
42. Al Sayyid Ahmed Fathi Hussein Eliëah
43. Najmiddin Kamolitnovich Jalolov
44. Abdulbaqi Mohammed Khaled
45. Zaki- Ur -Rehman Lakhvi
46. Ruben Pestano LaVilla, Jr
47. Mohamed Moumou
48. Mubarak Mushakhas Sanad Mubarak Al-Bathali
49. Mohammed Yahaya Mujahid
50. Tahir Nasuf
51. Dinno Amor Rosalejos Pareja
52. Joko Pitono
53. Arif Qasmani
54. Abu Rusdan
55. Hafiz Muhammad Saëd
56. Hilarion Del Rosario Santos III
57. Daniel Martin Schneider
58. Atilla Selek
59. Muhammad 'Abdullah Salih Sughayr
60. Angelo Ramirez Trinidad
61. Adem Yilmaz
62. Zulkarnaen

c. Lista e kompanive që i takojnë, ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Kaida

1. AL-QAIDA IN IRAQ
2. AL-QAIDA IN THE ARABIAN PENINSULA (AQAP)
3. ISLAMIC JIHAD GROUP
4. MEADOËBROOK INVESTMENTS LIMITED
5. MOVEMENT FOR REFORM IN ARABIA
6. OZLAM PROPERTIES LIMITED
7. RAJAH SOLAIMAN MOVEMENT
8. SANABEL RELIEF AGENCY LIMITED
9. SARA PROPERTIES LIMITED

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=29081




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019