k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

SHBA: Shpagëzimet tani me tharëse


Në takimin e sivjetmë të organizatës "Ateistët Amerikanë" u krye dhe një meshë shpagëzimi në masë, ku të pranishmëve iu thanë simbolikisht ujërat me të cilat i kishin pagëzuar kur ishin foshnja.

Drejtori ligjor i "Ateistëve Amerikanë", Edvin Kagini pohon se prindërit që i detyrojnë fëmijët të ndjekin mësime fetare në vend të arsimit po abuzojnë me ta.

"Diçka e tillë mund të jetë tejet e rrezikshme. Ata abuzojnë me fëmijët kur iu mësojnë se bota funksionon në mënyrë të ndryshme nga ç'funksionon në të vërtetë." - iu drejtua ai pjesëmarrësve në takim.

"Dhe për mendimin tim këta njerëz janë duke kryer terrorizëm, janë duke dobësuar vendin tonë dhe kuptimin tonë të shkencës dhe gjërave me të cilat ne mund të mbrojmë veten dhe përparimin. Nëse nuk do të ishin këta idiotë, ne do të kishim kapur yjet që 2000 vjet më parë."

Kagini veshur me rrobë murgu duke qëndruar mbi një podium dhe duke folur si predikues i mirëfilltë fetar recitoi disa vargje nga një grup fletësh që mbante në dorë dhe i ftoi pjesëmarrësit të vijnë të shpagëzohen.

"Ejani dhe merrni shpirtin e ajrit të ngrohtë që ju heq stigmën dhe ju heq mbetjet e njollës së ujit të pagëzimit," tha Kagini duke recituar disa shprehje shpotitëse në latinisht, ndërsa ndihmësi i tij solli një tharëse të madhe flokësh mbi të cilën shkruante "Arsyeja dhe e vërteta" që shërbeu si instrument i shpagëzimit.

Ateistët vazhduan ironinë gjatë ceremonisë duke thënë se besojnë që vërvitja e tharëses së flokëve mbi të pagëzuarin ka të njëjtën vlerë magjike e shpirtërore që ka dhe ceremonia e pagëzimit.

Kagini sakaq pohon se numri i të shpagëzuarve është shtuar. "Shumë syresh e konsiderojnë si shaka, por kemi vënë re se është një përvojë që të pastron shpirtin," vazhdon ai.

Për më tej Kagini thotë se nuk i trembet faktit nëse dikush fyhet nga veprimet e tij. "Humori është humor dhe kush mund të vendosë se ç'lloj humori është i paligjshëm?", vijon ai, duke pranuar megjithatë se tallja e fesë mund të mos jetë sjellja më e mirë e mundshme "por në shumë raste gjithsesi është përgjigjja e vetme e vërtetë ndaj saj".

Burimi17 korrik 2010


Komente

kalimtar/e
Althea 
18 korrik 2010, 10:31
Tallja e njerezve eshte ajo e bere nga prifterinjte me ceremonine e pagezimit e te tjera. Por mire qe Kagini e ka marre me humor kete pjesen e thareses por mos ka njerez qe e marrin seriozisht dhe pak nga pak, kthehet ne ceremoni cpagezimi te mirefillte. kushedi, ndoshta ne kete menyre ka filluar dhe pagezimi, me humor



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019