k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Greqi: Antikushtetuese simbolet fetare në gjykata


salla-keshilli-shtetit-greqi.jpegTre avokatë grekë kanë kërkuar heqjen e simboleve fetare nga sallat e gjyqeve duke pohuar se prania e simbolikës fetare bie ndesh me Kushtetutën greke, Ligjin Organik të Gjykatave dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesëpadia e parë është bërë në 19 nëntor 2009 në Gjykatën Administrative të Selanikut nëpërmjet së cilës kërkohej heqja e ikonave dhe simboleve fetare nga sallat e gjyqeve të kësaj gjykate.

Gjykata e rrëzoi kërkesën në 18 janar 2010 duke thënë se “autoriteti kompetent për këtë vendim është Qeveria, meqenëse kjo është një çështje delikate që lidhet me historinë e kombit grek”.

Pas këtij vendimi avokatët, deklaruan publikisht se prania e simboleve fetare është antikushtetuese dhe e paligjshme, dhe i janë drejtuar tashmë Gjykatës së Lartë Administrative të Greqisë (Këshillit të Shtetit).

Avokatët pohojnë se vendosja e ikonave në gjykata cenon autoritetin e këtyre institucional të mbrojtur me kushtetutë, duke qenë se kufizohet e drejta e këtyre ta ushtrojnë lirisht këtë autoritet pa bërë dallime mbi baza fetare.

Më tej prania e këtyre simboleve në sallat e gjyqeve shkel të drejtën e lirisë fetare siç kjo përcaktohet në nenin 13 të Kushtetutës greke dhe në nenin 9 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sakaq, njëri prej avokatëve është ateist, njëra budiste dhe i treti kristian ortodoks që nuk pajtohet me futjen e simboleve fetare në institucionet shtetërore.

Disa ditë më parë peshkopi ortodoks Amvrosio ka shkruar një artikull në të cilin ateistët konsideroheshin si “tradhtarë të atdheut që po hapin rrugën për shkatërrimin e kombit”. Kundër tij reaguan veprimtarët e Unionit Humanist grek duke e denoncuar peshkopin për nxitje urrejtjeje kundër grekëve ateistë.

Në vazhdim, sipas njoftimit për shtyp të Unionit Humanist, zyra e avokatit ateist, që është dhe anëtar i Unionit, ka rënë pre e vandalizmit nga fetarët, të cilët kanë shkruar dhe parulla kërcënuese kundër tij në ashensorin e ndërtesës.

Burimi17 prill 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019