k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Prishtinë: Të futet paganizmi ilir dhe ateizmi në xhami dhe medrese


Duket se kërkesa e OJQ-së "Bashkësia Islame e Kosovës" për futjen e fesë si lëndë mësimore në arsimin publik ka shkaktuar reagime mes mbështetësve të paganizmit ilir dhe ateistëve shqiptarë të cilët kanë filluar të dëgjohen gjithnjë e më shpesh në hapësirat e internetit.

Paganët dhe ateistët shqiptarë si kundërpërgjigje ndaj kërkesës së organizatës abrahamike "Bashkësia Islame e Kosovës", kërkojnë që në xhamitë dhe medresetë e Kosovës të futen si lëndë mësimore me detyrim paganizmi ilir dhe ateizmi, të cilat ata i konsiderojnë si vlera që zhvillojnë kulturën shqiptare dhe që e mbrojnë atë nga "fetë aziatike" sipas tyre.

"Kështu, sigurojmë se brezat e rinj të shqiptarëve nuk do të indoktrinohen me ideologji dhe dogma aziatike dhe nuk do të cenohet e ardhmja e tyre, por do të rriten me traditë dhe vlera shqiptare", vazhdon reagimi.

Kërkesa e mëparshme e organizatës abrahamike "Bashkësia Islame e Kosovës" kishte hasur dhe ajo në pakënaqësinë e ateistëve përpos që dhe kishte rënë në veshin e shurdhër të institucioneve të Prishtinës.

Ateistët kishin reaguar herën e parë duke thënë se nëse futej feja në arsimin publik, atëherë duhej futur dhe ateizmi dhe antiteizmi (ideologji antifetare) si lëndë mësimore nëpër xhamitë dhe medresetë e Kosovës.

Burimi30 mars 2010


Komente

skerdilaid
skerdilaid 
4 prill 2010, 10:10
Citim:
Tërnava u ka dërgu letër kuvendarëve të Dardanisë si kërkesë për me fut landën fetare aziatike nëpër shkolla.

Ne si kundërpërgjigje do të kërkojmë që nëpër xhami e kisha të jepet landa pagane dhe landa ateiste.

http://www.facebook.com/paganizmi




kalimtar/e
Shqiptar OSeku 
2 maj 2010, 20:37
Ide fort e goditur! Propozoj, poashtu, që të xhami të mësojnë edhe për krishterimin, budizmin, hinduizmin si dhe favoritin tim, taoizmin. Ashtu sa për zgjerim të horizonteve të gjindjes.



kalimtar/e
polaki 
5 mars 2011, 00:45
vetem Atezimi e shpeton kombin tone Shqipetar.pershendetje nga Peja.veq perpara.jemi grupacioni i 3 me i madhi ne bote.supozojm se per 10 vite do te jemi te dytit.



kalimtar/e
Ateisti 2 
3 tetor 2011, 07:56
Shume mire e kane menduar. Ne perhere kemi qene Shqiptare dhe vetem ajo eshte feja jone "SHQIPTARIA" tjeter ska ! feja e tyre e veteshpallur e shkaterron karakterin e njeriut qe te perparoje apo te pranoje boten reale.



kalimtar/e
kallabaku 
22 shtator 2015, 18:21
Paganizmi eshte besim I paster pellazg qe bazohet ne perceptimin shqisor te realitetit objektiv. Eshte besim ne gjithe cka sheh dhe ndigjon



kalimtar/e
ebu beker 
15 tetor 2015, 15:56
Muhameti shkaterroi 365 idhujt qe gjendeshin ne kaba dhe eshpalli vehten te vetmim idhull qe komunikonte me allahu..kur ishte me ethet eskizofrenise):



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019