k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Austri: Pedofilia zbraz kishat


kisha-katolike.jpgPedofilia brenda Kishës Katolike duket se do t’i kushtojë shtrenjtë Vatikanit. Kjo për shkak se shumë besimtarë tashmë janë duke i rishqyrtuar bindjet e tyre fetare, për shkak të skandaleve të reja që po publikohen vazhdimisht.

Në Austri përmendet shifra prej një milionë besimtarësh që mendojnë ta braktisin kishën për shkak të skandaleve të pedofilëve.

Kisha është gjendur në një situatë kur më nuk mundet që t’i injorojë abuzimet monstruoze seksuale, për të cilat është heshtur për vite me radhë.

Sipas hulumtimeve të fundit, më shumë se 17 përqind, nga 5.6 milionë katolikë sa ka në Austri, mendojnë seriozisht që ta braktisin kishën, ndërkohë që 77 përqind kërkojnë që të pezullohen afatet për rastet e vjetruara të abuzimit me fëmijë.

Kisha ndërkaq pohon se të gjithë atyre për të cilët do të dëshmohet se gjatë shërbimit kanë abuzuar fëmijë, do t’iu shqiptohen dënime me burg.

Pas skandalit të pedofilisë që ka përfshirë kishën katolike, 38 përqind e austriakëve kanë ndryshuar qëndrimin për të. Ata tani pohojnë se kanë mendim negativ për kishën, kështu që nuk do t’ua kishin besuar fëmijët institucioneve kishtare.

Nga hulumtimet e fundit rezulton se më shumë se gjysma e austriakëve katolikë nuk besojnë se kisha është e gatshme që të përballet me pedofilët në radhët e saj. (Nga agjencitë)



Burimi20 mars 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019