k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Gjermani: "Kisha Katolike" ka fshehur abuzimet


I ngarkuari i Kishës Katolike për zbardhjen e skandalit të abuzimeve në strukturat e kishës, ipeshkvi i Trier-it Stephan Ackermann, ka pranuar se në rastet e dhunës seksuale nuk është folur hapur.

Atje ku ka munguar vullneti i vërtetë për zbardhjen e rasteve dhe autorët e abuzimeve janë transferuar nga një strukturë në tjetrën, janë bërë përpjekje për mbulimin e abuzimeve, tha Ackermann për gazetën "Rhein-Zeitung".

Pesha e fajit sipas Ackermann, nuk duhet parë tek Kisha si institucion por tek autorët e abuzimeve dhe eprorët e tyre të drejtpërdrejtë. Ipeshkvi njoftoi se çështja e zhdëmtimit të viktimave do të sqarohet brenda këtij viti./dw/



Burimi18 mars 2010


Komente

postieri
postieri 
18 korrik 2010, 08:43
Citim:
Femra e parë peshkope jep dorëheqje për pedofili

Hamburg, 17 korrik – Femra e parë peshkope, Maria Jepsen, ka dhënë dorëheqje të shtunën për shkak të kritikave në lidhje me mënyrën se si është sjellë ndaj një rasti të keqtrajtimit seksual të fëmijëve në Gjermani.

Peshkopja e Hamburgut, e cila u zgjodh peshkopja e parë në botë më 1992, është tërhequr nga detyra pasi, siç ka thënë, kredibiliteti i saj është vënë në pikëpyetje, transmeton BBC. Ajo mohon se, para majit të këtij viti, ka ditur ndonjë gjë për priftin e Arensburgut, i cili, siç pretendohet, ka keqtrajtuar seksualisht djelmosha dhe vajza gjatë viteve të 80-ta.

Jepsen ka thënë se tashmë nuk mund të përhapë fjalët e Zotit, pasi besimi i saj është vënë në pikëpyetje dhe ka shtuar se pret që rastet e Arsenburgut dhe të vendeve të tjera do të hetohen shumë shpejtë dhe se e vërteta do të dalë në shesh.

Gjashtëdhjetepesëvjeçarja Maria Jepsen është peshkopja e tretë që heqë dorë nga jeta priftërore gjatë tre muajve të fundit në Gjermani, si pasojë e skandaleve seksuale.

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,6,28421




postieri
postieri 
14 janar 2012, 13:10
Citim:
Prifti pedofil pranoi 280 raste abuzimi

Një prift katolik gjerman ka pranuar 280 akuzat për abuzim seksual, ku janë përfshirë tre djem gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Prifti tha se mendoi se po bënte dëm. I publikuar vetëm me emrin Andreas L, prifti kishte thënë në Gjykatën e Braunshueigut se fillimisht kishte abuzuar me një djalë nëntëvjeçar të një gruaje të ve.

Pasi iu ndalua nga dioqeza e tij të kishte kontakte të tjetra me këtë djalë, ai kishte abuzuar më pas me dy vëllezër, njëri nëntë dhe tjetri 13 vjeç.

Sipas raportimit të “Deutsche Welle”, mijëra gjermanë janë larguar nga kisha që pas zbulimit të abuzimeve. Rreth 180000 kanë hequr dorë nga besimi katolik në vitin 2010, 40 për qind më shumë nga viti i kaluar. Prifti po përballet me dënimin prej gjashtë vjetësh burg minimumi. Ai u arrestua në verë, pasi nëna e viktimës së tij të parë e raportoi rastin pranë autoriteteve. “Nuk kam pasur kurrë përshtypjen se fëmijët nuk ishin dakord”, ka deklaruar prifti në Gjykatë. Prifti u dhuronte fëmijëve videokamera apo celularë. Ai abuzonte tri herë në fundjavë.

http://www.panorama.com.al/bota-rajoni/prifti-pedofil-pranoi-280-raste-abuzimi/






Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019