k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Austri: Prifti pedofil ka abuzuar me 20 fëmijë


Një prift i Kishës Katolike, nga zona juglindore e Austrisë, ka dhënë dorëheqjen nga posti i abatit pas publikimit të akuzave për abuzime seksuale me rreth 20 fëmijë gjatë shërbimit të tij 40-vjeçar. Manastiri i Salcburgut dhe Kolegji Kalksburg në Vjenë janë tani pjesë e hetimit policor.

Vitin e kaluar Bekeri ishte ballafaquar sërish me akuza për pedofili, por nuk kishte pranuar të jepte dorëheqje, përkundrazi i kishte ofruar viktimës pagesë 5000 euro për të heshtur.

Vala e skandaleve është rindezur pak më parë dhe në Holandë ku peshkopët katolikë kanë nisur hetime të brendshme për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Kohët e fundit kishat në Gjermani, Irlandë dhe SHBA janë njollosur të gjitha me skandale abuzimesh seksuale ndaj fëmijëve si dhe me përpjekje për t'i mbuluar këto në postet më të larta.

Disa prej akuzave të ngritura në Gjermani përfshijnë dhe shkollën e Katedrales Regensburg, ku ka shërbyer dhe vëllai i kreut të Vatikanit, Jozef Racinger.

Burimi10 mars 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019