k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Janinë: Prifti në krye të grabitjes së manastirëve


janina-kisha.jpgNjë prift është arrestuar nga policia greke në Janinë për vjedhjen e 48 ikonave, zbukurimeve, statujave të drunjta dhe librave në dhjetra manastire të rrethit të Janinës.

Bashkë me priftin janë arrestuar dhe dy persona të tjerë ndërsa po hetohet vlera arkeologjike e objekteve të vjedhura.

Gjatë kërkimit në manastirin e Pambotidës, si dhe në banesat e të arrestuarve janë gjetur objekte të lashta, pistoletë dhe 500 fishekë të kalibreve të ndryshme.

Sipas të dhënave të deritanishme, disa nga objektet ishin hequr nga manastiri i Janinës në vitin 2009.



Burimi13 shkurt 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019