k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

SHBA: 11 kisha të djegura nga fillimi i vitit


kisha-zjarr-shba.jpgDeri më tani janë djegur 11 kisha, 8 prej të cilave me zjarrvënie të qëllimshme në Teksas, SHBA, i fundit syresh në Krosbi, duke lënë popullsinë në frikë të zjarreve të tjera të mundshme.

"Deri tani mund të lidhim disa prej rasteve", tha Tom Krouleji, ekspert shtetëror i armëve të zjarrit në Teksas. "Dy prej zjarreve të vendosura të hënën nuk janë konsideruar si zjarrvënie deri të mërkurën, por dhe ato duken të dyshimta", shtoi ai.

"Shenjimi i kishave nuk duket të ndjekë vijë të caktuar, pasi deri tani janë djegur kisha të denominimeve të ndryshme, në ditë të ndryshme, orare të ndryshme", vazhdon Krouleji.

Autoritetet mendojnë se kanë të bëjnë me një person, ose një grup personash përgjegjës për zjarrvëniet. Hetuesit thonë se po ndjekin gjurmët dhe të dhëna nga banorët, por deri tani nuk kanë asgjë konkrete në duar.

"Disponimin e përgjithshëm të njerëzve do ta karakterizoja si të habitur," thotë Rendi Deniëllsi, bashkiak i Athensit, Teksas, qytet që deri tani ka pësuar 3 nga zjarret në fjalë. "Shumica e njerëzve e konsiderojnë të pakuptueshme po dhe të paqartë se pse dikush do të mund dhe do të donte të bënte diçka të tillë".

Zjarret kanë bërë jehonë mbi popullsinë e Teksasit lindor që njihet për "njerëz besimtarë dhe kishëvajtës".

Një varg i tillë zjarresh kundër kishave ka ndodhur më parë në vitin 2006 në zonat rurale të Birminghemit, Alabama. Tre studentë u arrestuan atëbotë dhe u shpallën fajtorë. Dy u dënuan me 8 vite heqje lirie, ndërsa i treti me 7.

Një varg tjetër zjarresh të tilla kundër kishave ka ndodhur dhe në vitet '90, gjë që solli në fuqi Dekretin për Parandalimin e Zjarrvënieve në Kisha, 1996, i cili mundësoi fondet e nevojshme për hetim dhe ndihmë të bashkësive fetare. Por dekretit tashmë i ka mbaruar afati dhe shoqata Koalicioni Kombëtar për Kishat e Djegura kërkon që ai të rihyjë në fuqi, pas rasteve të fundit.

Burimi11 shkurt 2010


Komente

krikëlli
krikëlli 
25 shkurt 2010, 11:53
Citim:
Atheism book found in home linked to fire suspect

DALLAS -- Jason Robert Bourque, 19, and Daniel George McAllister, 21, were arrested Sunday and charged with a single count of felony arson in the torching of the Dover Baptist Church near Tyler about 90 miles east of Dallas.

Court documents link the suspects to the Feb. 8 Dover Baptist fire and another the same day at the Clear Spring Missionary Baptist Church in nearby Lindale. The churches are among 11 that have burned in Texas this year in suspected arson attacks.

Investigators searching a home Sunday in rural Grand Saline where Bourque's girlfriend and family live discovered paperback books titled "Demon Possession" and "The Atheist's Way," according to an affidavit filed Tuesday by Texas Ranger Sgt. Brent Davis.

Also found were four rifles, three knives and a GPS device at the double-wide manufactured home, the affidavit said.

Investigators have matched DNA extracted from a brick found at the scene of one fire and a rock from another and want to see if it can be linked to either suspect, according to the documents.

http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/article/2010/02/24/AR2010022402299.html




Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
26 shkurt 2010, 15:31
Obobo e hongra edhe unë...

Kam në shpi biblen dhe kuranin, gjithashtu edhe ca revista dhe kaseta porno, thika e piruna, gjithashtu edhe celular.

E sigurt se do më akuzojnë për përdhunim dhe pedofili!



krikëlli
krikëlli 
26 shkurt 2010, 21:18
Hahah, ata studentët që kanë kap në 2006 psh kanë qenë kristianë që digjnin kishat e veta. Ky rasti i këtij sipër s'është i sigurt akoma, po thonë që ka dorë dhe skena metalit andej, të paktën për dy nga kishat.



krikëlli
krikëlli 
1 mars 2010, 05:47
Këtu nënkupton se të dyshuarit janë dy, po s'jam i sigurt a është informacion i ri apo thjesht riformulim:

Citim:
Details On What Was In Church Arson Suspect's Home

A stash of firearms and a collection of books about atheism and demon possession, all found in the home where one of the East Texas church arson suspects lived. Search warrants filed Monday and Tuesday suggest that investigators began collecting all sorts of evidence a few weeks after the first of ten church fires in and near Tyler.

After several of the fires, they also gathered DNA samples from bricks and rocks used to break into the churches. After getting search warrants for the suspects' homes, local police and federal agents found books with titles like Demon Possession and The Atheist's Way.

So far, investigators say neither man is saying why they were targeting churches.

http://www.krld.com/pages/6434077.php?contentType=4&contentId=5638282




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019