k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Edhe italianët kundër perçeve e ferexheve


perce-itali.jpgItalia së shpejti do të kërkojë ndalimin e vellos së plotë myslimane të fytyrës, duke përfituar nga një debat i ngjashëm në Francë, ku Presidenti Nikolas Sarkozi e ka përshkruar perçen si jo të mirëpritur dhe ka nxitur legjislatorët të votojnë një ligj që e kufizon atë.

Ministrja e mundësive të barabarta, Mara Carfagna, tha se qeveria italiane do të ndjekë shumë shpejt hapat e Francës, duke i dhënë jetë të paktën katër drafteve të këtij lloji mbi perçet, që tashmë qarkullojnë në komitetet parlamentare.

"Jam plotësisht dakord me iniciativën franceze, e cila mendoj se do të nxisë shtete të tjera Europiane e kështu dhe Italinë, të vërë në veprim ligje mbi këtë çështje",- tha kësaj jave Carfagna.

"Kjo është për një betejë “sacrosanct-e” në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të grave emigrante. Është duke u studiuar një ligj që do të ndalojë përdorimin e perçeve apo vellove të tjera të fytyrës, që nuk janë simbole fetare – dhe nuk jemi ne që e themi këtë, por autoritetet më të larta të botës myslimane, si hoxhët e Kairos apo të Parisit."

Komentet e saj erdhën pasi një panel parlamentar francez nxiti kësaj jave që Asambleja Kombëtare të kalonte rezolutën që dënonte vellon e plotë të fytyrës, duke e mbështetur këtë me ndalimin për gratë që e veshin atë.

Burimi30 janar 2010


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019