k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Francë: Shqyrtohet ligji për ndalimin e ferexheve


france-myslimane.jpgNë Francë do të hyjë për miratim në parlament ligji me të cilin grave të besimit mysliman do t’i ndalohet ferexheja. Propozimi parasheh dënim 750 euro për kundërvajtësit.

Në ligj, sipas Zhan Fransua Kopesë, kryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet, do të ketë dhe përjashtime për festimet tradicionale me maska.

Ai gjithashtu pohon se ndalimi i ferexhesë është i domosdoshëm për të penguar forcimin e ekstremizmit islamik në Francë dhe për të mbrojtur të drejtat e grave.

Burimi9 janar 2010


Komente

kalimtar/e
Union 
17 janar 2010, 13:57
ky ligj shkon ne favor te ekstremisteve Islamike, Islamit nuk do i bej asgje dem ky ligj perkundrazi do shtoje urrejtjen ndaj botes jomyslimane duke i dhene keshtu perparesi grupeve ekstremiste, cdo ligj qe nuk ka baze utilitariste shkon ne favor te tradicionales (fese)



skerdilaid
skerdilaid 
18 janar 2010, 02:12
Varet çfarë quhet tradicionale në kët rast, se ligji po merret në Francë me efekt kundër "jofrancezëve" (me thonjëza e pa thonjëza). E njëjta gjë do të mund të thuhej dhe për minaretë në Zvicër por s'ndodhi gjë.



postieri
postieri 
23 janar 2010, 16:59
Citim:
Hoxha i Parisit kundër perçeve
(Reuters)

Një hoxhë francez, aktivist i dialogut të myslimanëve me hebrenjtë, ka mbështetur ligjin e ri për ndalimin e vellove të fytyrës, duke u distancuar kështu nga shumë liderë myslimanë në Francë, që kanë bërë thirrje për parlamentin të mos votojë projektligjet e “ndalimit të perçeve”.

Hassen Chalghoumi, xhamia e të cilit gjendet në veri të Parisit ku jetojnë shumë myslimanë, tha se gratë të cilat duan të mbulojnë fytyrat e tyre duhet të shkojnë në Arabinë Saudite ose në vende të tjera myslimane ku kjo modë është traditë.

"Po, unë jam për një ndalesë ligjore ndaj perçeve, të cilat nuk kanë vend në Francë, një vend ku gratë kanë pasur të drejtën e votës që prej vitit 1945," tha Hassen Chalghoumi, 36 vjeçar, për të përditshmen Le Parisien.

Chalghoumi, i cili ka marrë dhe kërcënime me vdekje për promovimin e tij të dilogut me hebrenjtë, ka thënë se vellot e plota të fytyrës nuk kishin baza tek Islami dhe se ato : i përkisnin një minoriteti minimal të traditës që reflekton një ideologji jo të denjë për besimin mysliman."

Chalghoumi kritikoi disa nga masat më të ashpra të marra nga disa deputetë konservatorë, si përshembull vendosja e gjobave apo heqja e mbështetjes sociale për fëmijët për gratë me perçe.

Por hoxha me origjinë nga Tunizia, i cili është një qytetar francez i natyralizuar, ishte dakord se Franca nuk duhet të japë qytetarinë për gratë emigrante që mbulojnë fytyrën e tyre.

"Të marrësh kombësinë franceze do të thotë të bëhesh pjesë e shoqërisë, në shkollë e në punë," tha ai.

"Me atë copë pëlhurë mbi fytyrën e tyre, çfarë mund të kemi ne të përbashkët me këto gra? Nëse ato duan të mbajnë vellon, le të shkojnë në vende ku kjo sjellje është traditë si Arabia Saudite."

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=12088&l=a




231
231 
25 janar 2010, 16:21
Citim:
Franca për ndalimin e perçeve në vende publike

Komisioni i Parlamentit të Francës nuk do të rekomandojë ndalimin e plotë të perçes nëpër rrugë, por në vend të kësaj do të kërkojë ndalimin e veshjes së saj në vendet publike, siç janë spitalet, ka deklaruar kryetari i këtij Komisioni.

Raporti i Komisionit me 32 anëtarë, i cili pritet të publikohet nesër, paraqet kulminacionin e hetimeve gjashtëmujore, të cilat filluan pas deklaratës së presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, i cili në qershor të vitit të kaluar deklaroi se perçet nuk janë të mirëseardhura në Francë.

Andre Gerin, ligjvënës komunist, i cili e kryeson Komisionin, theksoi se raporti përmban propozime, për të ndaluar perçet ne vendet si shkollat, spitalet dhe vendet tjera publike, por jo edhe në shtëpi apo në rrugë.

Udhëheqësit religjiozë myslimanë kanë tërhequr vërejtjen se ligji për ndalimin e plotë të perçes mund të forcojë paragjykimet për myslimanët dhe të detyrojë disa prej tyre që t’i qasen ekstremizmit. Atyre javën e kaluar ju bashkuan edhe udhëheqësit e krishterë dhe hebrenj, të cilët theksuan se e konsiderojnë të panevojshëm hapin për ndalimin e perçes.

Kritikët e perçes e cilësojnë këtë veshje myslimane si një fyerje për barazinë gjinore dhe për sistemin sekular në Francë.

http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/23504/C5/C17/




Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
8 shkurt 2010, 11:27
Citim:
Villains find burqas the perfect disguise

ARMED robbers disguised in burqas escaped with thousands in cash after carrying out a post office raid in Paris.

The crime – which took place yesterday in the suburb of Athis Mons – comes as the French government faces growing calls for the controversial garments to be banned.

President Nicolas Sarkozy himself has described them as a “security risk”, saying they provide the perfect cover for criminals or terrorists.

Now those fighting for the ban claim the robbery – which is the first of its kind in France – shows how useful the burqa is as a disguise.

It took place at around 10.30am, when two robbers carrying pistols entered the main post office bank building in Athis Mons, which has a large immigrant Muslim community, mainly from North Africa.

Once inside they ordered a bank clerk to take out the equivalent of £4,000 in cash by pointing a pistol at him. After ten minutes they fled to a nearby car park and escaped.

Police fear that they will not be able to identify the robbers on CCTV cameras. Said one detective:

It was a perfect disguise. Their faces and bodies were completely covered.

The robbery led to Le Parisien, the main daily paper in the French capital, to ask:

Will this first robbery using a burqa re-launch the debate about the Islamic veil being worn in public places?

A government committee has already recommended that burqas should not be allowed in civil buildings and on public transport, and a full ban could follow.

Britain is no stranger to burqa crime.

Last November two robbers – dressed in full-length women’s burkhas – pistol-whipped a post office manager during a daylight raid in Bradford.

The attackers bundled their 38-year-old victim into the premises as he opened the shop.

They brutally struck him on the head with the butt of a handgun when he was unable to open a safe.

But the raiders then panicked and fled empty-handed when they saw a customer peering through the window of the post office, in Oak Lane, Manningham.

Last summer a robber dressed from head to toe in a traditional Muslim woman’s burqa raided a travel agent, and also made off with thousands in cash.

And in 2008, a 6ft 6in robber hidden beneath a burqa was involved in a £200,000 raid on a jewellery store in Smethwick, West Midlands



http://freethinker.co.uk/2010/02/07/villians-find-burqas-the-perfect-disguise/





postieri
postieri 
7 korrik 2010, 21:31
Citim:
Parlamenti francez vazhdon debatin për burqan

Paris, 7 korrik - Parlamenti i Francës ka filluar debatin për legjislacionin që ndalon përdorimin në publik të veshjeve islamike, të cilat mbulojnë dhe fytyrën.

Ministrja e Drejtësisë, Michele Alliot-Marie, para deputetëve tha se kjo veshje është në kundërshtim me vlerat e Francës si shtet sekular.

Ajo shtoi se jeta në Republikën e Francës bëhet “fytyrë hapur”. Kritikët e legjislacionit thonë se ai shkel të drejtat bazë, transmeton REL.

Franca ka një komunitet mysliman prej 5 milionësh, prej të cilëve rreth 2000 gra përdorin veshjen islamike që mbulon edhe fytyrën. Propozim-ligji pritet të votohet në parlament në 13 korrik derisa në muajin shtator do të diskutohet në Senat.

http://kohaditore.com/index.php?cid=1,6,27332




postieri
postieri 
17 korrik 2010, 17:06
Citim:
Francë: Miratohet ligji kundër ferexhes

Parlamenti francez ka miratuar legjislacionin që nuk lejon përdorimin në publik të ferexhes dhe të veshjeve të tjera islamike që mbulojnë fytyrën. Ministrja franceze e Drejtësisë, Mishel Aliot Mari, e cilësoi të suksesshëm votimin e së martës.

“Ky është sukses për republikën dhe vlerat e saj, vlerat e lirisë, të cilat duhen mbrojtur nga çdokush që synon t’i fyejë individët dhe vlerat e barazisë mes burrave dhe grave”, tha Mari.

Kundërshtarët e ligjit thonë se ai shkel të drejtat individuale dhe është antikushtetues. Ligji parasheh dënimin deri në 150 euro për shkelësit. Në Francë jeton një komunitet myslimanësh prej 5 milionë vetash - bashkësia më e madhe myslimane në Evropën Perëndimore. Sipas statistikave zyrtare, rreth 2 mijë myslimane përdorin ferexhen apo veshje të ngjashme.

Ligji do të shkojë për miratim në Senat në muajin shtator.Franca është vendi i dytë në Evropë pas Belgjikës që synon të ndalojë ferexhen.

http://www.kosova-sot.info/politike/rajon_dhe_bote/france-miratohet-ligji-kunder-ferexhes




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019