k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Indi: Fshatarët, zoti breshkë dhe shenjat hyjnore


breshka-zot.jpgQindra fshatarë në Indinë lindore nuk kanë pranuar t'i dorëzojnë autoriteteve një breshkë të rrallë të gjetur prej tyre, duke pohuar se është mishërim i zotit.

Fshatarë të tjerë ndërkaq duke kënduar himne dhe sjellë kurora me lule, tasë orizi dhe fruta po vijnë nga fshatrat e largët drejt tempullit në Kendrapara, një rajon bregdetar i shtetit lindor të Orisës, Indi.

Policia nuk ka mundur ta mbajë dot turmën dhe nuk ka arritur as të marrë në dorëzim breshkën e rrallë të detit.

"Iu kemi kërkuar fshatarëve ta dorëzojnë sepse është shkelje e ligjit mbajtja e breshkave, por ata nuk pranojnë," tha P.K.Behera një nga funksionarët e qeverisë për mbrojtjen e kafshëve të egra.

Breshka është lloj i mbrojtur në Indi, dhe cilido kapet duke mbajtur breshka pa leje burgoset nga një vit e lart dhe gjobitet. Por me sa duket fshatarët nuk janë të predispozuar ta dorëzojnë breshkën duke pohuar se ajo mban simbole të shenjta mbi guall dhe për më tej është mishërim i zotit Jaganath.

"Zoti Jaganath ka vizituar fshatin tonë në formën e breshkës. Ne nuk do të lejojmë askënd të na e marrë breshkën," thotë Ramesh Mishra, prift i tempullit.

Burimi11 nëntor 2009


Komente

kalimtar/e
tu pulat 
11 nëntor 2009, 21:21
magjup jon kejt njejt si n'Ballkan, si nIndi si n'Arabi, kujtojn qi zoti shkrun en kastraveca edhe en molla edhe en breshka



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019