k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tiranë: Prishja e qetësisë publike nga zhurmat e kishave dhe të xhamive


Një ankesë publike botuar nga një lexues në gazetën "Shekulli" për çështjen e zhurmimit fetar me altoparlantë në qendrat e banuara.

"Në kuadrin e përpjekjeve të vendosjes së qetësisë dhe luftës kundër smogut akustik, dua të shtoj edhe diçka: A nuk do ishte më mirë që edhe kambanat e kishave (këtë po e vë të parën, pasi vetë jam i krishterë) dhe zërat e hoxhallarëve të linin të qetë qytetarët?

As në kohën e Krishtit, as në kohën e Muhamedit nuk kishte altoparlantë. Pra, priftërinjtë dhe hoxhallarët le t'i praktikojnë ritet e tyre siç kanë qenë dikur dhe pa altoparlantë (mund të transmetohen në radio dhe secili e dëgjon vetë).

E dini që gjëmojnë që në orën katër të mëngjesit dhe pastaj prapë në mbrëmje? Ç'kusur kanë njerëzit të dëgjojnë ato?

Sytë mund t'i mbyllësh dhe të mos shikosh diçka që nuk të pëlqen, por veshët nuk mund t'i mbyllësh dot. Ai që është i interesuar, le të shkojë në kishë apo në xhami dhe të falet sa t'i dojë qejfi.

Por të tjerët, ata që janë të lodhur nga puna dhe duan të çlodhen, ata që studiojnë dhe duan të përqendrohen, fëmijët e foshnjat që duan të flenë, duhen të lihen të qetë."

Burimi27 shtator 2009


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019