k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Meksikë: Rrëmben aeroplanin se i tha zoti


meksike-flores.jpgNjë predikues kristian, shtetas i Bolivisë, me një "Bibël" në dorë dhe në mision të shenjtë nga "zoti", rrëmbeu sot një avion udhëtarësh që fluturonte për në Meksikë me mbi 100 vetë në bord.

Hose Flores, që më pas sqaroi në polici se ishte pastor protestant e rrëmbeu avionin pas ngritjes nga qyteti turistik Kankun në Karaibe.

Flores u fut në avion me bombë të rrejshme dhe kërcënoi se do ta shpërthente nëse nuk i jepej mundësia nga autoritetet që të fliste me presidentin e Meksikës, Felipe Kalderonin, për ta paralajmëruar për një tërmet të madh që do të godiste Meksikën sipas paralajmërimit të "zotit".

Aeroplani përfundimisht zbriti në Meksiko, ku Flores liroi udhëtarët, por mbajti peng ekuipazhin e avionit. Pas ndërhyrjes nga policia meksikane, Flores u arrestua dhe u konstatua se nuk ishte i armatosur.

Burimi10 shtator 2009


Komente

Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
11 shtator 2009, 08:34
Në fakt nuk ka faj; kur isha në përfundim të periudhës së pubertetit, një natë pashë në ëndërr sikur ma lujtën dy binjake që kisha në shkollë dhe më kapën me zor. Të nesërmen habitasha si kishte mundësi që nuk po ndodhte kjo gjë, unë e kisha parë edhe në ëndërr, dmth ishte vullneti i zotit.

Ju do të thoni se në atë moshë hormonet kërcejn rock'n'roll akrobatik nëpër trup dhe projektojnë kshu gjonash... JO dhe JO mua ma tha zoti dhe ato motrat do digjen në FERR!!!!!!



kalimtar/e
ariu 
30 shtator 2009, 13:53
c'u be me ate termetin e zotit me? se s'shkoj dot ne Meksike tashi nga frika.



vampiro
vampiro 
30 shtator 2009, 18:01
no se preocupe, señor.

zoti ka ik me pushime në indonezi, gatun cunami



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019