k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

NASA: Aminoacide në pluhurin e një komete


Shkencëtarë të Agjencisë Hapësinore amerikane kanë bërë me dije, në studimin e botuar këtë javë në revistën "Meteoritics and Planetary Science", se janë gjetur aminoacide glycine në pluhurin dhe gazin e lënë pas nga kometa "Wild2".

Kampionet u mblodhën nga sonda hapësinore "Stardust" gjatë përqasjes së saj në trajektoren e kometës.

Astrobiologu Karl Pilker thotë se ky zbulim forcon argumentin se jeta në hapësirë mund të jetë diçka e rëndomtë dhe aspak e rrallë.

Aminoacidet njihen si bazat e jetës. 20 syresh të njohura deri më sot mund të kombinohen për të formuar miliona proteina të ndryshme.

Burimi19 gusht 2009


Komente

fronti polar
fronti polar 
20 gusht 2009, 22:56
Citim:
NASA: Jeta mund të ketë “ardhur” nga kozmosi

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar nga disa kampionë të marrë nga kometa Wild 2 gjurmë të aminoacidit glicinë, një substancë kjo thelbësore për qeniet njerëzore. Është hera e parë që një aminoacid formohet në një kometë, por zbulimi më i rëndësishëm për shkencëtarët e NASA-s është se kjo ndodhi mbështet një teori jo fort të lakuar nga shkencëtarët, atë të prejardhjes së elementëve jetësorë nga hapësira, që kanë arritur më pas në Tokë përmes kometave ose meteorëve.

“Nëse ka aminoacid në kometa, kjo gjë rrit besueshmërinë e idesë që komponentët bazikë të jetesës mund të përhapen përmes universit”, - thotë biologu i planetëve Max Bernstein i Institutit të Astrobiologjisë në NASA (që nuk ka marrë pjesë në kërkimin).

“Një gjë janë konkluzionet nga të cilat unë mund të shtoj nga kërkimet e mia që kryej në laborator dhe tjetër gjë është zbulimi real i lëndëve në objektet e studiuara”.

Glicina është izoluar nga disa kampionë të Wild 2, të treguara më 2004 përmes ecejakeve të anijes hapësinore të NASA-s, Stardust. Kalimi i anijes në retë e ngjeshura të gazit dhe të pluhurit që rrethojnë bërthamën e kometës, bllokoi në krahët e saj pjesë të kësaj substance. Në 2006-n kapsulat me substancën kanë rënë në Tokë dhe shkencëtarët janë vënë në garë për t’i studiuar.

Gjetja e glicinës mbase është gjetur prej disa kohësh, por shkencëtarët nuk kishin ende kampionë të mjaftueshëm të kësaj substance, për të përcaktuar nëse aminoacidi është i pranishëm në Tokë ose nëse realisht ka ardhur nga hapësira.

Për të gjetur glicinën e nevojshme për analizat e tyre, shkencëtarët kanë dërguar një petë alumini që u vendos në brendësi të kometës, duke izoluar një pjesë të substancës. Por, edhe peta e aluminit solli në Tokë vetëm gjysmën e nanomoleve të glicinës që shërbente për kërkime, duke u bërë arsyeja se përse shkencëtarëve u janë dashur dy vjet për të konfirmuar kërkimin e tyre: origjinën jashtëtokësore të glicinës.

“Ajo që kemi bërë, ka qenë të vëzhgojmë izotopet e karbonit”, - ka shpjeguar Jamie Elsila, shkencëtar i NASA-s, që ka marrë hua studion e tij për takimin me Shoqatën Kimike Amerikane në Uashington DC.

“Materiali tokësor është shumë i veçantë, ndryshe nga ai jashtëtokësor. Duke vëzhguar glicinën dhe duke analizuar kompozimin e saj, kemi vënë re që është me origjinë jashtëtokësore”.

Elsila dyshon që glicina jashtëtokësore mund të jetë formuar nga kometa kur drita ultravjollcë ka goditur procesorët molekularë, duke shkaktuar kështu reaksion. Kërkuesit pohojnë që kjo është prova më e mirë e gjetur deri tani që demonstron se jeta ka pasur origjinë nga hapësira.

“Nuk e dimë se në çfarë mënyre ka filluar jeta në fillim në Tokë, por jemi të bindur që kometat dhe meteorët që kanë bombarduar Tokën, kanë sjellë shumë materiale të nevojshme”.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=20707




kalimtar/e
DarkGoroTh 
21 gusht 2009, 23:17
Po cka do te kishem bere po te mos ishte Shkenca? Me vjen mir qe po gjejn cdo dit dicka te re, kjo me le pershtypje tek Shkenca e cila punon ashtu siq duhet.



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019