k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Vidhen kishat e xhamitë në rang vendi


Kampionat vjedhjesh në bankat e "zotit" po zhvillohet sivjet në të gjithë vendin. Pre e vjedhjeve kanë rënë dje xhamia "Mbret" në qytetin e Elbasanit dhe kisha ortodokse "Shën Thanas" në qytetin e Korçës.

Drejtuesit e xhamisë kanë pohuar se nuk kanë mundësi ta ruajnë objektin dhe se dhunimet e tilla "thyejnë imazhin që kanë objektet e kultit", përderisa nuk ngjallin më as frikë as respekt.

Xhamia është vjedhur deri tani tri herë, dy prej tyre vetëm gjatë vitit 2009.

Ndërsa mitropolia e Korçës duke kërkuar kapjen e autorëve pohon se "ky është një rast i përsëritur që cenon objektet e kultit ortodoks, jo vetëm në qytet, por dhe në zona të tjera të qarkut".

Burimi31 mars 2009


Komente

Dexhalli
Dexhalli 
31 mars 2009, 23:16
Citim:
Vidhen dritaret e një objekti ndihmës të xhamisë Mitrovicë

25 mars - Gjashtë dritare të plastikës, në vlerë të përgjithshme afro 720 euro, janë vjedhur të hënën nga një objekt ndihmës i xhamisë, në "Tunelin e Parë" të Mitrovicës. Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tha se autorët e këtij akti kanë hyrë në oborrin e xhamisë, ndërsa nga një objekt ndihmës i kësaj xhamie me forcë i kanë hequr dritaret, me ç'rast e kanë kryer aktin kriminal "vjedhje e rëndë" dhe "dëmtim i objekteve fetare".

Policia i ka filluar hetimet e zgjeruara lidhur me identifikimin e personave të dyshimtë, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët kanë ndonjë informacion të vlefshëm lidhur me rastin, t'a njoftojnë stacionin më të afërt policor.

Gazeta Lajm




postieri
postieri 
2 prill 2009, 20:42
Vazhdon kampionati i vjedhjes së objekteve fetare, në Korçë:

Citim:
Dje në Korçë, gjatë orëve të natës, u vodh kisha ortodokse e Shën Mërisë. Burime nga policia bëjnë të ditur se mënyra e vjedhjes është e njëjtë me atë të kishës së Shën Thanasit, por ende nuk pohohet nga policia nëse vjedhjet kanë të njëjtën autorësi.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=61738




postieri
postieri 
21 prill 2009, 18:05
Citim:
Prizren: Vidhet altoparlanti i xhamisë

Imami i xhamisë në Korishë ka informuar policinë në Prizren se persona të panjohur kanë vjedhur altoparlantin e xhamisë që shërben për të ulëritur arabisht në tokë shqiptare.

Policia nuk ka të dhëna për autorët dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.

http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/6465/C4/C16/




krikëlli
krikëlli 
22 prill 2009, 14:07
Citim:
Thënë nga Express

Policia nuk ka të dhëna për autorët dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.

Qytetarët duhet ta ndihmojnë policinë që të zhdukin altoparlantët nga të gjithë xhamitë.



postieri
postieri 
24 qershor 2009, 00:09
Citim:
Gjirokastër, grabitet kisha e Kryeëngjëjve

Për të 20-ën herë prej vitit 1991 grabitet Kisha e Kryeëngjëjve në lagjen “Varrosh” në qytetin e Gjirokastrës. Sipas kujdestarëve të kishës në fjalë, hajdutët pasi kanë dhunuar kishën dhe më pas marrjen e sasisë të hollave të pranishme në kasën e drunjtë, dëmtuan një pjesë të ikonave.

Sipas at Dhionizit kjo është një vepër e shëmtuar e segmenteve që nuk kanë kurrëfarrëlloj besimi tek Zoti dhe të motivuar për të dëmtuar objektet e kulteve cilado qofshin ato. Sipas dëshmitarëve okularë në orët e para të mëngjesit së të hënës dera kryesore e Kishës së Kryeëngjëjve është thyer me mjete të forta duke përdorur levë dhe mjete të tjera rrethanore.

Pas kësaj ngjarjeje është njoftuar grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje për të parë nga afër gjurmët që kishin lënë grabitësit. Mësohet se deri në orët e drekës Policia e Gjirokastrës nuk ka njoftuar për rënien në gjurmë të keqbërësve.

Në të gjitha rastet e vjedhjes së Kishës ortodokse të Kryeëngjëjve, asnjëherë grabitësit nuk janë identifikuar. Kjo për policinë mund të jetë e justifikuar pasi pjesëmarrës në këto akte mund të kenë qenë në të kaluarën edhe njerëz të brendshëm të objektit të kultit.

Grabitja më spektakolare e Kishës së Kryeëngjëjve është shënuar para tetë vjetësh me vjedhjen e kambanës së saj por disa vjet më vonë ajo u rikthye nga jashtë ku ishte çuar për t’u shitur. Kisha ortodokse e Kryeëngjëjve është ndërtuar në vitin 1777 dhe ka një stil të hershëm bizantin në formulën e kreacionit. Rehabilitimin e fundit ajo e ka pësuar në vitin 1994 me fonde të qeverisë greke.

Rasti i sotëm është i dyti në rrethin e Gjirokastrës brenda një harku kohor prej 10 ditësh pas grabitjes së kishës e fshatit Jorgucat.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=13426:gjirokaster-grabitet-arka-e-kishes-kryeengjejve&catid=47:kronike&Itemid=58




postieri
postieri 
16 korrik 2009, 00:21
Citim:
Grabitet kisha e Shën Gjergjit në Voskopojë

Shënohet vjedhja e radhës në kishat e Voskopojës. Objekte me vlera historike dhe kulturore janë grabitur në kishën e Shën Gjergjit të fshatit Shipskë, në Voskopojë të Korçës. Objekti i kultit ortodoks në këtë fshat thuajse të braktisur, por me një trashëgimi të pasur në kishën e tij ende funksionale, është bërë pre e grabitësve që kanë arritur të shtien në dorë vlera artistike dhe historike të afro katër shekujve më parë.

Natën midis të dielës dhe së hënës, persona ende të panjohur kanë hyrë brenda kishës duke thyer dritaret e saj. Policia, që ende nuk ka arritur të zbulojë autorët, tha se nga hetimet paraprake del që vjedhësit janë njohës të vlerave të kësaj kishe dhe kanë përvetësuar nga kjo grabitje pikërisht objektet më me vlerë. Një kujdestar i kishës së Shën Gjergjit dhe banor i fshatit Shipskë, duke konstatuar vjedhjen e objektit të kultit ka dhënë sinjalizimin për mungesën e një kryqi qendror të kishës.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=67856




postieri
postieri 
10 shtator 2009, 05:06
Citim:
Ersekë, grabitet kisha e Shën Kollit

Vidhet Kisha e Shën Kollit në fshatin Rehovë të Kolonjës. Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë, kanë arritur të hyjnë brenda objektit të kultit fetar dhe të marrin prej andej rreth 20 mijë lekë që ishin grumbulluar ditët e fundit nga besimtarët ortodoksë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të së dielës, ndërsa dhunimi i objektit të kultit është konstatuar vetëm në orët e mëngjesit nga ana e besimtarëve të zonës. Burimet e policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se në objektin e kultit në këtë fshat është thyer kasaforta ku grumbulloheshin paratë që hidheshin nga ana e besimtarëve.

Nga të njëjtat burime mësohet se autorët e vjedhjes mendohet të jenë banorë të zonës, të cilët kanë pasur dijeni për faktin se gjatë javës në kishë janë grumbulluar të holla dhe se nuk janë tërhequr nga arka. Megjithatë, sipas policisë, nuk është përjashtuar as mundësia e autorësisë në radhët e të rinjve nga qyteti i Ersekës, pasi kisha ndodhet më pak se 4 km nga qytetit.

Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se kisha është vjedhur me thyerje dhe autorët kanë mundur të hyjnë nga dritaret anësore. Ky është rasti i parë i dhunimit dhe grabitjes së objekteve të kultit në zonën e Kolonjës.

Sipas policisë lokale, në kishën e Shën Kollit nuk janë regjistruar ndonjëherë dëmtime apo vjedhje, ndërkohë që në juglindje të vendit ky fenomen është bërë shqetësim për klerin ortodoks.

Në ditët e festave fetare, kishat kanë rënë shpesh pre e grabitjeve. Kujtojmë se pak kohë më parë u vodh kisha e Shën Gjergjit në fshatin Shipsken të Voskopojës ku u arrit të merreshin disa objekte me vlerë.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=70634




postieri
postieri 
10 shtator 2009, 11:10
Citim:
Grabitet kisha 300-vjecare e Voskopojes

Korce- Kisha 300-vjecare e Shen Marise ne fshatin Voskopoje te Korces, ka rene per te pesten here pre e grabitesve, te cilet kane marre disa objekte kulti me vlera te rralla. Dy dragonj te gdhendur ne dru, si dhe nje kryq qe ndodhej mbi ikonostas, kane qene shenjestra e grabitjes per kete radhe, qe ne fakt nuk eshte e para per kete kishe.

Sipas policise se Korces, grabitja mendohet te kete ndodhur ne oret e vona te dy neteve me pare, kur persona ende te paidentifikuar kane hyre ne ambientet e brendshme te kishes dhe kane mundur te realizojne vjedhjen.

Burimet kane shtuar se autoret e kesaj ngjarjeje dyshohet te jene me shume se dy persona. Mesohet se grabitesit kane hyre brenda kishes duke shqyer hekurat e dritares, qe ndodhet ne pjesen e pasme te saj. Pasi kane kryer vjedhjen e dy dragonjve dhe nje kryqi te gdhendur ne dru, autoret jane larguar.

Kane qene besimtare te fshatit Voskopoje, ata qe kane vene re mengjesin e djeshem se dritarja e kishes se Shen Marise ishte e hedhur pertoke. Menjehere eshte lajmeruar policia, e cila ka nisur edhe hetimet per kete ngjarje.

Grupi i eksperteve qe po merret me hetimin e kesaj vjedhje, ka grumbulluar provat materiale te gjetura ne vendin e ngjarjes, midis te cilave edhe nje leve, me te cilen dyshohet te jete kryer hapja e dritares. Kryetari i komunes se Voskopojes, Nexhip Bacelli tha per gazeten "KJ" se vjedhja e kishave ne kete fshat eshte kthyer ne nje fenomen mjaft shqetesues dhe per me teper, qe shume prej vjedhjeve te objekteve te kultit, edhe sot e kesaj dite kane mbetur pa autor.

Bacelli shpjegon se eshte e domosdoshme, qe nga ana e Drejtorise se Monumenteve te Kultures, te shihet mundesia e vendosjes se rojeve ne kishat e Voskopojes, per te mos lejuar bastisjen e metejshme te tyre dhe te objekteve me vlera qe ndodhen ne keto kisha, te cilat datojne prej shekullit te 14-te.

http://www.kohajone.com/html/artikull_46293.html




ostrogot
ostrogot 
10 shtator 2009, 11:55
Kjo poshtë qe më e fortë, se vjedhja e bunkerëve u bo e zakonshme tashi. Kalojmë në nivelin 2, sy për sy dhëmbë për dhëmbë.

Ferizaj: Rrahin hoxhën në oborr të xhamisë



postieri
postieri 
26 shtator 2009, 13:09
Citim:
Pas Bajramit, vidhen tre xhami në Shkodër

SHKODËR - Tre xhami kanë rënë pre e hajdutëve, dy-tre ditë pas festës së Fiter Bajramit, kur arkat ishin mbushur plot me para nga besimtarët e fesë islame. Punonjësit e kulteve fetare edhe pse konstatuar vjedhjen në shuma të konsiderueshme nuk kanë bërë denoncim në polici.

Në harkun kohor të dy ditëve, pikërisht të martën dhe të mërkuren, është konstatuar vjedhja e parave që lihen në arkat përkatëse në xhamitë e lagjeve Kiras, Parrucë dhe Bahçallek të qytetit të Shkodrës. Kanë qenë kujdestarë të këtyre objekteve dhe besimtarë që kanë konstatuar se paratë në arkat e veçanta ishin marrë.

Në xhaminë e lagjes Kiras është konstatuar se arka që kishte brenda afro 30 mijë lekë ishte e boshatisur. Një ditë më parë, janë vjedhur dhe paratë në arkat e xhamive të Parrucës dhe Bahçallekut, ndërsa autorët janë akoma të paidentifikuar.

Arkat vendosen tek dera e objektit dhe aty sipas dëshirës hidhen lekë. Ndërsa objektet e kultit nuk kyçen dhe rrinë të hapura gjithë kohës. Mësohet se janë bërë denoncimet përkatëse në polici por kjo nuk thuhet zyrtarisht, ndonëse pohohet se vjedhjet kanë ndodhur.

Dyshohet se autorë të këtyre vjedhjeve janë adoleshentë të cilët kanë hyrë gjatë ditës në objektet e kultit kur aty nuk ka besimtarë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë të organizuar nga persona të tjerë të rritur, që qëndrojnë jashtë ambienteve ku është realizuar vjedhja. Gjatë ditës së Fiter Bajramit, nëpër xhami lihen shuma të konsiderueshme parash nga besimtarët.

http://www.shekulli.com.al/2009/09/24/pas-bajramit-bastisen-tre-arka-ne-xhamite-e-shkodres.html




ostrogot
ostrogot 
28 shtator 2009, 13:15
Çudi si lejon "zoti" që të abuzohet kështu me objektet "e tij"... ia vjedhin, ia shembin, i bie rrufeja, i zë uji, nuk frekuentohen prej "besimtarëve" etj. etj...



postieri
postieri 
4 nëntor 2009, 13:39
Citim:
Vidhen parate e nje instituti biblik

Durres-Vidhen zyrat e Institutit Biblik Shqiptar ne qytetin e Durresit. Vjedhja eshte konstatuar mengjesin e djeshem, nga personat qe sherbejne ne kete institucion te cilet kane lajmeruar policine.

Drejtori i ketij instituti, Tames Brodlei, ka treguar se ne oren 06.00 te mengjesit te djeshem ka pare dritaren e shqyer, si dhe kasaforten e hapur ne zyren e tij.

Sipas provave te fiksuara ne vendngjarje, mesohet se vjedhja eshte kryer permes dritares se ketij institucioni. Pasi kane mundur te shkulin zgaren e hekurt, vjedhesit jane futur brenda dhe kane mundur te marrin ne zyren ku ndodhej kasaforta, nje sasi prej 20 mije lekesh dhe 110 eurosh.

Pasi ka fiksuar te gjitha gjurmet ne vendngjarje, policia ka nisur kerkimin per gjetjen e autoreve.

http://www.kohajone.com/html/artikull_47798.html




postieri
postieri 
20 nëntor 2009, 20:02
Citim:
Përmet, vidhet ikonostasi 200 vjeçar në kishën e Shën Mërisë

PËRMET - Një tjetër rast i dhunimit të objekteve të kultit është shënuar në qarkun e Gjirokastrës. Pjesë të gdhendura me një mjeshtëri të rrallë të ikonostasit mbi 200 vjeçar në kishën e Shën Mërisë në fshtatin Leusë, rreth 3 kilometra larg qytetit të Përmetit, janë vjedhur në orët e para të së enjtes nga persona ende të paidentifikuar. Ka qenë kujdestari i kishës ai që ka konstatuar dhunimin.

Burime zyrtare të policisë kanë pohuar se dhunuesit kanë hyrë në kishë përmes portës kryesore, të cilën e kanë shqyer me mjete të forta.

"Sapo jemi njoftuar nëpërmjet sallës operative, në vendngjarja ka shkuar ekspertët e kriminalistikës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, të cilët kanë grumbulluar prova materiale për të zbuluar autorët që kanë kryer këtë akt të shëmtuar", pohojnë burimet policore.

Kisha e Shën Mërisë -Leusë ngrihet në një lartësi që zotëron në luginën e lumit të Vjosës dhe është e dukshme nga larg, madhështore në mes të qiparisave dhe gjelbërim të përhershëm. Duke ju referuar mbishkrimit të pikturuar mbi portën e hyrjes nga ana veriore, ikonostasi të tregon se Kisha e Leusës ka përfunduar në vitin 1817.

http://www.shekulli.com.al/2009/11/19/permet-vidhet-ikonostasi-200-vjecar-ne-kishen-e-shen-merise.html




postieri
postieri 
4 dhjetor 2009, 12:09
Citim:
Tiranë: Vidhen 6 milionë lekë në xhaminë e Etem Beut

TIRANE- Grabitësit në Tiranë nuk kanë kursyer edhe xhaminë e Etem Beut që ndodhet në qendër të kryeqytetit. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë policisë së Tiranës, të cilat thanë se persona ende të paidentifikuar kanë mundur të bastisin kasafortën xhamisë muze, duke vjedhur prej andej jo pak, por gati 6 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në qendër tek Sahati kur është konstatuar vjedhja e xhamisë Etem Beu, me administrator Lutfi Çeka 27 vjeç banues në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë specialistët e seksionit të vjedhjeve, të cilët nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se grabitësit kanë hyrë nga dritarja e xhamisë, e cila mësohet të jetë lënë e hapur nga administratorët e këtij institucioni.

Për të bërë identifikimin e autorëve si dhe për dokumentimin ligjor të çështjes, policia ka marrë dëshmitë e disa personave. Aktualisht forcat e policisë janë vënë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=63173




postieri
postieri 
8 dhjetor 2009, 13:44
Citim:
Korçë, vidhet me thyerje kisha e Shën Thanasit

KORÇE - Kisha e Shën Thanasit në qytetin e Korçës është vjedhur me thyerje gjatë orëve të natës. Autorët të cilët mbeten ende të paidentifikuar prej policisë kanë grabitur me thyerje paratë që ndodheshin në kasafortat e kishës.

Sipas policisë autorët kanë hyrë gjatë natës në kushtet e errësirës së plotë dhe në mungesë të rojeve. Policia thotë se mendohet që autorët të jenë minoren. Ata, pasi kanë depërtuar në brendësi të kishës nga dritaret anësore të objektit të kultit, kanë grabitur paratë e hedhura nga besimtarët në kasafortat e kishës.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 02:00. Policia lokale që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur dritaret e thyera dhe drynat e kasafortave të hedhura në dysheme.

Autorët e kësaj vjedhjeje kanë thyer dritaret për të hyrë në kishë. Kanë qenë përfaqësuesit e kishës që kanë njoftuar policinë lokale për këtë vjedhje. Fatmirësisht në kasa sipas priftërinjve nuk ka pasur shuma të mëdha parash, pasi ato ishin tërhequr një ditë më parë.

Kisha e Shën Thanasit në kodrat e qytetit vidhet për të disatën herë në të njëjtën mënyrë, ndërsa deri më tani këto grabitje kanë mbetur pa autorë.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=35967




postieri
postieri 
9 dhjetor 2009, 17:03
Citim:
Korçë, persona të panjohur vjedhin sërish kishën

Korçë, 9 dhjetor NOA – Ende pa kaluar një javë nga vjedhja e kishës së “Shën Thanasit” në Korçë, një tjetër kishë është bastisur dje nga persona ende të paidentifikuar.

Bëhet fjalë për kishën e “Shën Anës” e cila është vjedhur në ditën e saj të kalendarit fetar ortodoks që e cila ka irrituar jo pak besimtarët.

Sipas policia e cila mbërriti në vendngjarje për të bërë këqyrjen e provave, person a të panjohur kanë hyrë në ambientet e brendshme të kishës dhe kanë vjedhur sende me vlerë.

Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.

http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/11950-korce-persona-te-panjohur-vjedhin-serish-kishen




postieri
postieri 
13 dhjetor 2009, 13:52
Citim:
Gjirokastër, vidhen ikonat e kishës

GJIROKASTËR - Dhjeta ikona që mendohet se i përkasin fillimit të shekullit të XIX janë konstatuar të vjedhura dje në kishën e Shën Nikollës në fshatit Këre të Gjirokastrës.

Orfea Beci, përfaqësuesi i kishës ortodokse, tha se vjedhja e kishës së ndërtuar në vitin 1860, u konstatua nga personi që kujdesej për të, i cili lajmëroi menjëherë policinë. Sipas tij, ikonat e vjedhura ditën e djeshme në kishën e Kërrit, mbartin një vlerë të konsiderueshme historike dhe kulturore.

Rreth një muaj më parë në kishën e Leusës, një ndërtim bazilikat me kupolë, rreth 3 kilometra larg Përmetit u vodh një ikonostas i drunjtë i vendosur në këtë kishë pas viteve 1900.

Vjedhja e objekteve të kultit është kthyer në problematikë serioze ne këtë qark, ndërsa autorët kanë mbetur mister.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=36203




postieri
postieri 
2 janar 2010, 22:13
Citim:
Elbasan, vidhen zyrat e Myftinisë së qytetit

Elbasan - Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, zyrat e Myftinisë së Elbasanit, të cilat ndodhen në lagjen "Aqif Pasha ", të këtij qyteti.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se “autorët kanë hapur me mjete të forta derën kryesore të zyrave të Myftinisë e më pas kanë marrë kompjuterat dhe pajisje të ndryshme që ndodheshin në këto zyra”.

Sipas Myftiut, Agim Duka autorët kanë mundur të vjedhin gjithashtu edhe disa lekë që ndodheshin në një nga sirtarët e hapur të tavolinave të kësaj Myftinie.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që paraprakisht konstaton se autorët kanë patur si qëllim vjedhjen e parave në kasafortën e Myftinisë, por nuk ja kanë arritur dot.

Zyrat e Myftinisë së Elbasanit ndodhen në vendin e quajtur “Rruga e Blinave” përgjatë universitetit “ Aleksandër Xhuvani”. Kjo zyrë është zhvendosur në një pallat 10 katësh para dy vjetësh.

Më parë Myftinia i kishte zyrat e saj në xhaminë në qendër të qytetit të Elbasanit. Myftinia e Elbasanit shërben për adiministrimin e të gjitha xhamive që ndodhen në këtë rajon. Vjedhja e zyrave të Myftinisë shënon dhe vjedhjen e parë në vitin e ri 2010, në qarkun e Elbasanit.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?kategoria=Aktualitet&nr=9554




postieri
postieri 
11 janar 2010, 15:56
Citim:
Vidhet gjatë natës xhamia e Rrogozhinës

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës, kur dyshohet se dy persona kanë thyer derën e xhamisë me leva dhe sende të forta dhe më pas kanë hyrë në ambientet e xhamisë.

Menjëherë është lajmëruar policia e Kavajës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur menjëhere hetimet për ngjarjen. Nga veprimet e kryera policia ka zbuluar se autorët kanë mundur të thyejnë derën e xhamisë dhe më pas të marrin paratë.

Ekspertët kanë administruar në vendin e ngjarjes disa gjurmë të ndryshme që janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik të policisë. Ndërkaq, blutë e Kavajës kanë marrë dëshmi të disa personave, si rojen e xhamisë, imamin, dhe njerëz të tjerë që mund të ishin në interes të hetimit.

http://www.shekulli.com.al/2010/01/11/vidhet-gjate-nates-xhamia-e-rrogozhines.html




postieri
postieri 
25 janar 2010, 01:42
Citim:
Plackitet kisha e "Shen e Premtes"

Permet- Plackitet kisha e "Shen e Premtes" ne Permet, hajduti nuk kursen as shandanin e pagezimit per ta kthyer ne nje kazan rakie.

Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur edhe prifti i kishes denoncoi vjedhjen e sendeve me vlere nga objekti i kultit. Rreth ores 18:00 te se shtunes, agjentet e Zyres se Parandalimit te Krimit vune ne pranga si te dyshuar epitropin e kishes, Francesko Kasaj, 31 vjec, banues ne fshatin Zhepove te komunes Suke ne Permet.

Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan objekte kulti si kryqe, shandane, pjata te ndryshme apo kupa bronzi per pagezime.

Ne Sallen Operative te Komisariatit Permet, rreth ores 12:30, eshte bere nje telefonate nga nje person qe kryente detyren "Epitrop" ne kishen "Shen e Premte", e cila ndodhet ne lagjen Varosh te qytetit Permet. Ai ka deshmuar se ka konstatuar deren e kishes te hapur.

"Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise, si dhe grupi hetimor ku kane konstatuar se dera e kishes ishte hapur me force dhe nga keqyrja e brendshme rezultoi se ishin vjedhur nje kazan bakri qe sherbente per pagezim, dy shandane qe mbajne qirinj, dy kryqe metalik bronzi, kupa e kungimit me ngjyre argjendi, nje tabaka kungimi bronzi, xhezve, ibrik dhe 6 gota te gjitha bronzi, thike kungimi, nje objekt metalik ne forme zogu ngjyre bronzi etj", njoftoi zedhenesi i policise Gjirokaster, Gentjan Mullai.

Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari eshte perpjekur te mohoje krimin, por policia deklaroi se jane gjetur sendet e vjedhura dhe ka prova per autoresine. Materialet pas vjedhjes do te shiteshin ne tregun e zi, kurse shandanin i dyshuari pritej ta kthente ne nje kazan per zierje rakie.

Mbeshtetur ne statistikat e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare per qarkun e Gjirokastres, ne 17 vitet e fundit jane vjedhur 41 objekte fetare, por vetem nje kambane mbi 100-vjecare eshte arritur te zbulohet.

http://www.kohajone.com/html/artikull_50690.html




postieri
postieri 
7 mars 2010, 07:07
Citim:
Vidhen dy kisha në Përmet, policia nis hetimet

PËRMET- Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur në orët e para të ditës së sotme dy ikonostase mbi 250 vjeçare në kishën Shën Premte, si dhe një pjesë të portës kryesore të kishës Shën Nikolli, në qytetin e Përmetit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy ikonostase prej druri të gdhendur me një mjeshtëri të lartë kanë rezultuar të grabitura në kishën Shën e Premte, që shtrihet buzë përroit që kufizon qytetin e Përmetit nga ana jugore e tij.

Po të njëjtat burime shtuan se keqbërësit kanë vjedhur po gjatë mëngjesit të sotëm edhe një pjesë të portës kryesore të kishës së Shën Nikollit, që ndodhet në zonën e sipërme të qytetit të Përmetit.

Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët.

Gjatë 17 viteve të fundit në qarkun e Gjirokastrës janë vjedhur 42 objekte fetare dhe vetëm një kambanë mbi 100 vjeçare është arritur të zbulohet nga policia lokale.

http://bw.balkanweb.com/shqiperi/vidhen-dy-kisha-ne-permet-policia-nis-hetimet-7658.html




postieri
postieri 
26 qershor 2010, 18:34
Citim:
Gramsh, grabitet kisha e Grabovës, mister autorët

Objektet e kultit kanë rënë sërish pre e maskave të zeza. Persona të paidentifikuar kanë grabitur kishën e Grabovës në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur prifti i kishës Shënkoll ka vënë re se dera e saj dhe muri ballor ku mbahen meshat ishin dëmtuar. Menjëherë më pas ai ka kontrolluar dhe ka parë se në kishë mungonin dy kanape që datojnë në vitin 1803, objekte me vlera të rralla historike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po vijojnë hetimet në lidhje me grabitjen. Mësohet se autorët ende të paidentifikuar kanë kryer grabitjen duke thyer derën e kishës me levë. Ndërkohë që vetëm para disa javësh disa nga Kishat ortodokse në Përmet, bien sërish pre e grabitjeve nga persona sërish të pa identifikueshëm nga organet policore.

Burime zyrtare, kanë konfirmuar se persona ende të paidentifikuar nga policia e Përmetit, kanë grabitur në orët e para të mëngjesit të djeshëm dy ikonostase mbi 250 vjeçare në kishën Shën Premte, si dhe një pjesë të portës kryesore të kishën Shën Nikolli.

Policia e Përmetit ka bërë të ditur për gazetën se dy ikonostaset prej druri të gdhendur me një mjeshtëri të lartë artistike, janë zhdukur në kishën Shën e Premte, e cila shtrihet buzë përroit që kufizon qytetin e Përmetit nga ana jugore e tij. Duket se keqbërësit nuk janë mjaftuar vetëm me vjedhjen e dy ikonostaseve, por kanë grabitur në ikje e sipër gjatë mëngjesit të djeshëm edhe një pjesë të portës kryesore të kishës së Shën Nikollit, që ndodhet në zonën e sipërme të qytetit.

Policia tha se qysh nga momenti i njoftimit nga kujdestari Thanas Qerimi, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e mundshëm. Ky është rasti i dytë gjatë këtij viti që në qytetin e Përmetit, persona ende të paidentifikuar grabisin për qëllime përfitimi objekte fetare. Gjatë 17 vjetëve të fundit në Qarkun e Gjirokastrës janë vjedhur 42 objekte fetare dhe vetëm një këmbanë mbi 100 vjeçare është arritur të zbulohet nga policia lokale.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=28996:gramsh-grabitet-kisha-e-graboves-mister-autoret&catid=47:kronike&Itemid=58




postieri
postieri 
2 prill 2011, 12:15
Citim:
Arrestohet hajduti i 7 kishave të Gjirokastrës

Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se mban autorësinë e një serie vjedhjesh të kishave të këtij rrethi. Sipas policisë personi i arrestuar është shtetasi 35-vjeçar, Bujar Kalemi, lindur dhe banues në fshatin Zhapokikë të Tepelenës, i dënuar edhe më parë për vjedhje. Sipas burimeve

ndalimi i tij shtetasi u bë për arsye se ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit, ka tentuar të vjedhë me thyerje Kishën e Kryqit të fshatit Labovë, në Libohovë. Sipas policisë i arrestuari është kapur në një kodër mbi fshat dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nga veprimet e para hetimore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kishave të ndodhura gjatë vitit 2009 në rrethin e Gjirokastrës.Konkretisht, në datën 01.10.2009, ky person ka vjedhur me thyerje kishën e fshatit Goranxi të Komunës Dropulli i Poshtëm, ku ka marrë një shumë të konsiderueshme lekë dhe eurosh.Kurse në datën 03.10.2009, ai ka vjedhur me thyerje kishën “Shën Parashqevi”, të fshatit Terihat të Komunës Dropulli i Poshtëm ku ka marrë lekët dhe eurot që ishin në kasafortë, si dhe dy ikona te vogla.Por ai u identifikua si hajdut edhe i kishës së fshatit Poliçan të Komunës Pogon në Gjirokastër dhe atyre të fshatit Skore e Sopik, po në këtë komunë, ku ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.Për ta mbyllur me vjedhjen e datës 12.12.2009, të kishës së fshatit Hoshtevë të Komunës Zagori, ditë në të cilën mësohet se ai ka vjedhur edhe kishën e fshatit Hllomo të Komunës Pogon.

Mësohet gjithashtu se ky person, në fillim të vitit të kaluar, është dënuar nga Gjykata e Korçës me 1 vit burg për një sërë vjedhjesh të kulteve fetare si kisha dhe xhami në këtë rreth dhe ka dalë nga burgu në fillim të këtij viti.

Tashmë materialet rreth tij iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale të“Vjedhjes, kryer më tepër se një herë”, si dhe të “Vjedhjes, mbetur në tentative”.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=42941




postieri
postieri 
19 qershor 2011, 06:32
Citim:
Vidhen kishat në Berat

Një fenomen jo i zakontë po ndeshet kohet e fundit ne rrethin e Beratit.

Rastet e vjedhjes së kishave po njohin rritje dita-ditës ndaj dhe metropolia e Beratit ka denoncuar të gjitha rastet pranë organeve të policisë.

Vjedhjet ku përfshihen kambanat qindra-vjeçare si dhe ikonat me vlera kanë shkaktuar humbje të mëdha për vetë vlerat që ato mbartin, por kanë shokuar edhe banorët e zonave ku ato ndodhen.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=16822




postieri
postieri 
9 shtator 2011, 18:57
Citim:
Mallakastër, vjedh Teqenë, arrestohet autori

Një 40 vjeçar i dyshuar si autori i vjedhjes së një teqeje, është arrestuar mesnatën e mbrëmshme në Mallakastër. Burimet e policisë lokale bënë të ditur se rreth orës 01:40 është prangosur shtetasi Vullnet Troka, 40 vjeç, për veprën penale të vjedhjes.

Sipas të njëjtave burime, autori i krimit, banues në Tiranë ka vjedhur dje rreth orës 16:00 në kasafortën e Teqesë së fshatit Kapaj, të rrethit Mallakastër, 5.000 lekë të rinj. Materialet proceduriale në ngarkim të tij, ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=4028




kalimtar/e
Urimi-Kukes 
11 shtator 2011, 00:05
C'jane keto lajme kot ! E c'po duhen kishat e xhamite, teqet e tyrbet? Ato jane prone e askujt pra te marrish atje nuk quhet vjedhje.




ostrogot
ostrogot 
12 shtator 2011, 13:59




postieri
postieri 
29 gusht 2012, 20:34
Citim:
Dy të mitur vodhën në xhami

Prizren, 29 gusht 2012 - Dy të mitur nga komuna e Suharekës janë arrestuar nga policia e Prizrenit me arsyetimin e bazuar se të njëjtit gjatë orëve të natës të datës 02-03 prill 2012 në xhaminë e “Hamdi Begut” në rrugën “Remzi Ademi” kanë vjedhur rreth rreth 350 euro.Ndërkaq një natë më vonë kanë hyrë me forcë në xhaminë e Kurrillës në e cilën kanë vjedhur një kompjuter Lap-Top dhe rreth 60 euro para.

Pas intervistës së të miturve në prezencë të avokatit mbrojtës, është bërë e ditur se kompjuteri është shitur në Suharekë ndërsa paratë i kanë shpenzuar. Me sugjerimin e prokurorit, të dyshuarit janë liruar ndërsa rasti do të procedohet me procedurë të rregullt.Po ashtu policia e Suharekës ka arrestuar tre të dyshuar për vjedhje serike të kryera në territorin e Suharekës.

http://www.kosova.com/artikulli/85532




postieri
postieri 
15 korrik 2015, 09:06
Citim:
Elbasan, vidhet kisha gjatë natës

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e kishës në fshatin Kuqan të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku autorët kanë marrë në arkë shumën prej 20 mijë lekësh të reja. Në kishën ortodokse “Shëngjergji”, ka shkuar grupi hetimor për të nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

http://telegraf.al/kulture/elbasan-vidhet-kisha-gjate-nates




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019