k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Pukë: Konvikti islamik, i paligjshëm


Konvikti i hapur katër vjet më parë nga OJQ-ja "Shoqata e Vakfit Islamik" në qytetin e Pukës, funksionon në kundërshtim me rregullat e shtetit shqiptar.

Pak ditë pas sulmit ndaj myftiut të Pukës, Gëzim Kopani (nxitës të dhunës dyshohet të jenë kujdestarët e këtij konvikti), burime zyrtare nga Zyra e Arsimit bënë me dije se nuk kanë asnjë informacion për funksionimin e konviktit.

"Askush nuk ka kërkuar leje për hapjen e konviktit, ku thuhet se janë akomoduar disa nxënës nga fshatrat e thella të rrethit", deklaroi dje drejtori i Arsimit në Pukë, Hilë Boci.

Ai sqaroi se Zyra Arsimore e Pukës nuk ka dashur të merret me funksionin që ka kjo ndërtesë, duke qenë se bëhet fjalë për çështje fetare, të cilat janë të ndjeshme për komunitetin.

Ndërkohë, Hilë Boci tha se prej 4 vitesh që qëndron në krye të Zyrës Arsimore nuk i ka mbërritur asnjë shkrese për ndonjë leje të mundshme, ndërsa ka pranuar se nuk është zhvilluar asnjë inspektim në konviktin e hapur nga shoqata në fjalë.

"Pas konsultimeve me Ministrinë e Arsimit do të shikohet mundësia e një inspektimi se si funksionojnë gjërat në konvikt", u shpreh kreu i arsimit.



Burimi20 prill 2009


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019