k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Komiteti i Kulteve: Kontroll financimit të grupeve fetare


Nexhat Gjuzi, anëtar i Komitetit të Kulteve shpjegon se aktualisht roli i këtij komiteti kufizohet vetëm në vendosjen e një marrëdhënieje sa më të mirë midis feve dhe shtetit.

“Ne ndërhyjmë për të shuar ndonjë konflikt që lind brenda për brenda një besimi të caktuar dhe sugjerojmë se cila do të ishte rruga e zgjidhjes, por ne nuk mund të ndërhyjmë në punët e tyre të brendshme se pastaj konsiderohet cenim i autonomisë së tyre”, - ka shpjeguar Gjuzi.

Sipas tij është hartuar një projektligj i ri i cili do të sanksionojë qartë rolin e Komitetit të Kulteve duke i dhënë më shumë kompetenca.

“Një nga pikat e këtij projektligji do të jetë edhe një kontroll mbi mënyrën e financimit të të gjitha feve. Kjo nuk do të thotë se ne do të fusim hundët në punët e tyre, por ama duhet që ata t’i deklarojnë diku të ardhurat e tyre”, - ka shpjeguar Gjuzi.

Sipas tij, aktualisht të gjithë grupet fetare apo fondacionet janë me vetëfinancim. “Një pjesë e madhe e pasurive të tyre janë dhurata nga besimtarë të ndryshëm ose donacione nga biznesmenë apo dhe nga komuna, kur bëhet fjalë për truall ndërtimi”, - ka sqaruar më tej ai.

Ndërkohë që edhe në rekomandimet e Avokatit të Popullit bërë Kryeministrit Berisha kërkohet që të merret në shqyrtim një projektligj i tillë që do të përcaktojë kompetencat dhe rolin që do të ketë Komiteti Shtetëror i Kulteve.

Komiteti i Kulteve, duke qenë se ka kontakte me grupimet fetare, ndihmon për të siguruar dhe lejet e qëndrimit të misionarëve fetarë. Në vitin 2004, Komiteti Shtetëror për Kultet ndihmoi 1'084 misionarë të huaj për të siguruar leje qëndrimi.



Burimi24 janar 2008


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019