k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Arsimi i mesëm: Ndalohen simbolet fetare dhe politike


Drejtoritë shkollore nxorën sërish në përdorim uniformat për nxënësit, si një zgjidhje për parandalimin e veshjeve ekstravagante dhe mujshimit të simboleve fetare dhe politike në arsim.

“Shkollat publike janë institucione që funksionojnë në bazë të rregullave. Dhe nxënësit nuk mund të bëjnë atë që u teket. Pikërisht për këtë, ne kemi hartuar rregulloret e brendshme, që për ne janë ligje që duhen zbatuar nga të gjithë dhe shërbejnë për funksionimin normal të tyre”, është shprehur për shtypin drejtori i shkollës së mesme, “Asim Vokshi”, Prelë Vata.

Uniforma po praktikohet gati në të gjitha shkollat mesme të kryeqytetit, ndërsa nxënësit kanë zgjedhur uniformat përkatëse ku kanë të stampuar edhe emrin e shkollës në të cilën studiojnë. Emri i shkollës është i vetmi simbol që mund të mbajnë në uniformë.



Burimi11 prill 2007


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019