k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Tetovë: Shkolla e mesme ndalon simbolet fetare


latif-8shtatori.jpgDrejtori i shkollës së mesme "8 shtatori" në Tetovë, Latif Ismaili, në bazë të rregullores së brendshme të shkollës ka ndaluar simbolet fetare në mjediset shkollore, masë që ka prekur një nxënëse myslimane e cila refuzon të heqë shaminë duke kërkuar të shkelë rregulloren e shkollës.

K. Etemi nga Tetova është nxënëse e vitit të parë në shkollën e mesme ekonomike "8 shtatori" dhe shamia e saj, si simbol fetar mysliman bie ndesh me rregulloren, drejtorinë dhe pjesën më të madhe të profesorëve në këtë institucion arsimor.

"Sa herë që unë kam ardhë nuk më kanë leju të hyjën në orë dhe ti mbajë mësimet rregullisht. Gjithmonë kam tentu të hy në orë, mirpo ata përsëri më kanë thënë se nuk ështe lejuar në klasë të hyjë me shami. Në fillim nuk kishte probleme, tani ka fundi filluan edhe problemet tjera nëpërmjet nxënësve, ata filluan të më thonin nuk ke ti drejtë të qëndrosh pasi që je e mbuluar. Një orë jashtë një orë brenda, asnjëherë nuk e kam bërë mësimin rregullisht. Me kujdestaren e klasës shumë rrallë jemi pa edhe kemi bisedu për këtë, ajo këtë temë ia ka lënë më shumë drejtorit", tregon nxënësja Kaltrina Etemi.

"Ne nuk do ta tolerojmë atë dhe ajo lirisht mund t'i merr dokumentet. Në Tetovë kemi shkollë fetare ku atje është rreptësisht e ndalura hyrja pa shami. Në anën tjetër, nëse nxënësja Kaltrina dëshiron të ndjek shkollën ne i kemi thënë se ne nuk të përzihemi jashtë shkolle t'i çafrë mban, në klasë do të qëndrosh si qëndrojnë të gjitha shoqet e saja në klasë ku mëson edhe Kaltrina. Unë nuk pajtohem dhe lirisht edhe nepërmjet mjeteve të informimit i bëj apel prindërit prej sot të vijë t'i merr dokumentet dhe ta conë në një shkollë tjetër, në shkollën ekonomike nuk do ta tolerojmë", thotë drejtori i sh.m "8 shtatori", Latif Ismaili.



Burimi29 janar 2009


Komente

kalimtar/e
eni 
29 janar 2009, 19:19
Bravo drejtorit dhe profesoreve, arsyetimi eshte i qarte, shkolla nuk eshte fetare, ca u be Tetova Afganistan?



postieri
postieri 
29 janar 2009, 21:55
Citim:
ca u be Tetova Afganistan?


Me sa duket... Vendosin arabët atje, jo shqiptarët:

Citim:
Sharkohet drejtori i shkollës "8 Shtatori"
01 29, 2009 11:20:00

Kryetari i Tetovës Hazbi Lika sot pasdite e ka shkarkuar drejtorin e shkollës së mesme ekonomike "8 Shatatori" Latif Ismaili për shkak të rastit me nxënësen Kaltrina Etemi.
Në arsyetimin nga zyra e kryetarit të komunës thuhet se Ismaili duke mos i lejuar Etemit të ndjek mësimin për shkak të mbajtjes së shamisë i ka shkelur dispozitat e Ligjit për arsimin e mesëm. Sipas Likës, drejtori i shkollës nxënëses e cila është në vitin e parë në shkollën e e mesme të ekonomisë në Tetovë i ka shkaktuar dëmë asaj duke cënuar autoritetin e saj dhe të prindërve.

http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/10545.html


Është interesante të shikohet se kundër simbolit fetar ishin drejtori, profesorët dhe vetë nxënësit. Pse nuk shkarkon Hazbiu dhe profesorët e nxënësit e tjerë dhe të lerë në shkollë vetëm kët tipen t'i japë mësim vetes...



kalimtar/e
kalimtar po ngels 
30 janar 2009, 00:02
shqiptaret e shkrete ne Maqedoni dhe kur duan ta heqin qafe zgjyren arabe nuk i lejn sllavet dhe arabet shqipfoles

me te perjashtu nga puna se i thu jo ninxhave ne shkolle? kjo esht c'esht, po neser ca do bohet, do vij nanjona e veshme si batmani apo cat woman ne shkolle? dhe do e lejojn se perndryshe do i shkaktojn deme asaj dhe autoritetit te saj, hajde arabe hajde



kalimtar/e
pellazg 
30 janar 2009, 17:36
keta arabet kane filluar te bejne synet edhe trute me duket.



kalimtar/e
kalimtar 
12 shkurt 2009, 16:57
drejtorin e tradhtuan shoket e vete sepse kishte mundesi me u be kryetar komune ne tearce po ata te tjeeret u friguan dhe ja ben ket gje e dim ne o azbi o ju tjeret



kalimtar/e
kalimtar 
19 shkurt 2009, 23:15
ninxhat arabe na kan mbush edhe kosoven me ksi alamet kulture,kan nostalgji per kohen e turkut,kur merrnin ryshfete edhe lira veq pse quheshin turq mysliman,duke harruat traditen dhe kombin,dhe tash gjeja na shiten shqipetar te vertet.Turp se kultura e ninxhava popullin tone dota arabizoj,ky eshte synimi i ketij sekti te cillit si duken paguhen shum mire.



kalimtar/e
tetove 
1 dhjetor 2009, 17:17
e kuptojm se zotri latifi ska pate cka te beje ketu pooooorrrr neee eee duam si drejtor te reggulllttt zotri latifin prap duam qe te hi ai si drejtor i shkolles se mesme ekonomikeeeeeeeeee okkkkkkkkkk.............




kalimtar/e
luli vocërr 
3 dhjetor 2009, 16:31
Citim:
Thënë nga tetove

e kuptojm se zotri latifi ska pate cka te beje ketu pooooorrrr neee eee duam si drejtor te reggulllttt zotri latifin prap duam qe te hi ai si drejtor i shkolles se mesme ekonomikeeeeeeeeee okkkkkkkkkk.............

ok



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019