k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Gjinokastër: Prifti e nxjerr vetë kryqin nga uji


Me rastin e festës pagane të Benikut që kristianizmi u përpoq ta konvertojë në "Ditën e Ujit të Bekuar" është kryer riti i hedhjes së kryqit në ujë për t'u kapur nga besimtarët.

Në disa qytete të vendit ku është mbajtur festa e modifikuar kristiane, dita ka nisur me një meshë të posaçme dhe ka vijuar me hedhjen e kryqit në ujë, nga prifti, por duket se jo në çdo vend besimi ka qenë njëlloj i fortë.

Në Gjinokastër hedhja në lumin Drinos, e kryqit nuk ka tërhequr asnjë besimtar dhe askush nuk ka guxuar të futet në ujërat e lumit, për ta kapur objektin "e shenjtë" 50 eurosh shpërblim nga prifti për gjetësin.

Shkak për këtë ngurrim duket se nuk janë bërë vetëm temperaturat e ulëta të këtyre ditëve, por edhe rrjedha e lumit nga reshjet të shumta. Në këto rrethana, prifti Theodhor e ka tërhequr kryqin lart me filispanjë.



Burimi7 janar 2009


Komente

Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019