k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Zelandë e Re: Zvarranikët e epokës së dinozaurëve shfaqen në brendësi të vendit


tutara-zelande.jpgVellington - Vezët e një zvarraniku të rrallë me prejardhje që daton nga epoka e dinozaurëve, janë gjetur në brendësi të Zelandës së Re për herë të parë brenda këtyre 200 vjetëve, pohuan autoritetet të premten.

Katër vezët e bardha të lëkurta të një tutare vendase janë gjetur nga ekipi studimor në Strehën e Kafshëve të Egra "Karori" të Vellingtonit, gjatë punimeve rutinë të mirëmbajtjes, thotë Ruen Epsoni, përgjegjësja për ruajtjen e specieve të rralla.

"Foleja u zbulua rastësisht dhe është prova e parë konkrete deri më tash se tutarat tona po riprodhohen", - tha Epsoni, duke shtuar se "Kjo do të thotë se mund të ketë dhe fole të tjera në parkun e Strehës, për të cilat nuk jemi ende në dijeni".

Tutara, një zvarranik i ngjashëm në miniaturë me kuçedrat mitologjike, rritet deri në 80cm dhe është pasardhësi i fundit i një specieje që daton nga epoka e dinozaurëve, rreth 225 milionë vjet më parë, pohojnë zoologët.

Ata kanë tipare të veçanta, si p.sh. dy radhë dhëmbë të sipërm dhe një radhë të poshtëm, sy parietalë, dhe një gjëndër pineale në majë të kafkës. Ky rrip lëkure, i quajtur dhe si "syri i tretë", zhduket gradualisht me rritjen e kafshës.

Tutara është specie vendase e Zelandës së Re, dhe pothuajse u zhduk në tre ishujt kryesorë të vendit, gjatë fundviteve 1700, për shkak të grabitqarëve të ndryshëm. Popullata të tyre ende jetojnë në të egër në 32 ishujt e vegjël periferikë të Zelandës.

Rreth 70 specimenë syresh u sollën në Strehën "Karori" gjatë vt. 2005 dhe në 2007-ën iu shtuan këtyre dhe 130 të tjerë me shpresën e riprodhimit, çka duket se tash po jep rezultatet e para.

Burimi1 nëntor 2008


Komente

kalimtar/e
lili 
20 shkurt 2009, 18:24
shkruni diçka per krokodilin aligator ju pershendes



kalimtar/e
kalimtar 
17 mars 2009, 20:32
webfaqja shum e mire,mundesisht me shkru diqka per Balenat




kalimtar/e
Ervin Qoli 
1 mars 2011, 18:24
Shkruani dicka me teper per keto ju lutem



kalimtar/e
paula  
1 mars 2012, 20:56
pse themi qe zvarraniket jane kafshe te mirefillta te tokes




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019