k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Kisha e Anglisë i kërkon falje Darvinit pas vdekjes


carls-darvin.jpgSipas njoftimit të saj, në të përditshmen britanike "Telegraf", Kisha e Anglisë do t'i kërkojë zyrtarisht falje Çarls Darvinit për kundërshtimin bërë ndaj teorisë së tij të evolucionit 150 vjet më parë.

Vendimi i pazakontë i Kishës vjen me rastin e 200-vjetorit të lindjes së natyralistit të madh. Në një faqen e tyre në rrjet, hapur posaçërisht për nder të Çarls Darvinit dhe tezës së tij, Kisha pranon se hierarkia e saj viktoriane shfaqi "zell të tepërt antievolucionist" kur natyralisti botoi konceptin e evolucionit për herë të parë në librin "Prejardhja e llojeve", në 1858.

Megjithatë veprimi nuk i ka lënë ndonjë mbresë pasardhësve të Darvinit. Endrju Darvini, stërnip i shkencëtarit, u shpreh mospërfillës.

"E për çfarë? Kur falja kërkohet pas 200 vjetësh nuk ka më të bëjë me të drejtën a të gabuarën e çështjes, por thjesht se sa bën të ndihet mirë personi apo organizata që kërkon falje."

Përfaqësuesi i Kishës së Anglisë, Malkolm Brauni, thotë se përndjekja kundër Darvinit, ka qenë e ngjashme me trajtimin e Galileos nga Kisha Katolike, në shekullin e XVII-të. Galileo u gjykua për bindjen e tij se Toka rrotullohej rreth Diellit, dhe e mbylli jetën në arrest shtëpie nga Inkuizicioni.

"Personat, ashtu si dhe institucionet, bëjnë gabime, dhe kristianët, ashtu si dhe kishat, nuk bëjnë përjashtim prej kësaj. Kur shfaqet një ide e madhe, e cila ndryshon mënyrën se si njerëzit e konceptojnë botën, nuk është e vështirë të duket sikur ideja e vjetër është nën sulm dhe se e reja duhet luftuar. Kisha e bëri këtë gabim me astronominë e Galileos dhe e ka kuptuar gabimin. Disa kishtarë e bënë sërish këtë gabim në vitet 1860 me teorinë Çarls Darvinit të përzgjedhjes natyrore. Ndaj është e rëndësishme të rimendohemi për ndikimin e Darvinit mbi mendimin fetar, asokohe por dhe sot." - thuhet në shkresën e Braunit.

Gjithsesi, kjo kërkesë faljeje, 126 vjet pas vdekjes së Darvinit u karakterizua nga familja e natyralistit të madh si "e pavlerë".

Burimi15 shtator 2008


Komente

kalimtar/e
eni 
23 shtator 2008, 20:56
shpejt u kujtuan



kalimtar/e
faber castell 
2 tetor 2008, 02:42
Kesaj i thone "Te vret naten e te qan diten".



Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019