k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Fondacioni pedofil fetar "Fëmijët e Tij" para ligjit


David Brown, 56-vjeçari anglez i akuzuar për pedofili, do merret në përgjegjësi penale edhe për abuzime me financimin e fondacionit “Fëmijët e Tij”.

Sipas Prokurorisë së kryeqytetit akuza e re pritet t’i komunikohet Brownit në ditët në vazhdim, ndërkohë ka përfunduar procesi i mbledhjes së provave për të. Brown, i arrestuar më 16 maj të vitit të kaluar, ndodhej prej disa vitesh në krye të fondacionit “Fëmijët e Tij”.

Ky fondacion është krijuar në qershor 2001 me një vendim të Gjykatës së Tiranës, ku është regjistruar si person juridik. Anëtarë të bordit drejtues kanë qenë: John David Brown, drejtues administrativ; Alan Crowder, shtetas anglez, me detyrën e sekretarit dhe arkëtarit të fondacionit.

Ndërsa anëtarë ishin: amerikanja Kathy Smith dhe dy anglezët Robert Couston e Elanor Mossie. Fondacioni ka pasur si qëllim humanitar, fetar dhe fitimprurës.

Financimet

“Fëmijët e Tij” kishte hapur një qendër për të ndihmuar fëmijët, në të cilën mbaheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike, kryesisht të moshës nga 2 deri 14 vjeç.

Qendra funksiononte mbi bazën e vullnetarizmit të personave të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj. Kryesisht kjo qendër ishte ndihmuar nga persona me nënshtetësi të huaj që kanë ardhur në Shqipëri pasi janë vënë në dijeni përmes adresës së internetit www. hischildren. co. uk.

Në këtë adresë që është hapur nga Brown pasqyroheshin të dhëna rreth veprimtarisë së kësaj qendre, personelit të saj dhe biografisë së fëmijëve që ndodheshin të strehuar.

Nisur nga këto të dhëna mjaft persona dërgonin apo dorëzonin vetë në arkën e qendrës shuma të ndryshme të hollash, të cilat deklaroheshin për bamirësi. Të gjitha shumat dorëzoheshin dorazi, duke shmangur çdo rrugë bankare.

Akuza

Në këtë mënyrë kanë derdhur në arkën e fondacionit shuma që shkonin deri në 7 mijë sterlina angleze dy të bashkëpandehurit me Brown, Dino Christodoulou dhe Robin Arnold, të cilët në këtë mënyrë kanë arritur të hyjnë në banesën e fondacionit dhe të abuzojnë me shtatë të mitur, ndërkohë në dy raste ka abuzuar seksualisht me fëmijët edhe kreu i fondacionit.

Në ligjet ekonomike parashikohet që çdo financim duhet të kalojë përmes sistemit bankar në mënyrë që të jenë të verifikueshme si dhe të zvogëlohen mundësitë për ndryshimin e destinacionit dhe përdorimit të tij.

Të akuzuarit:

Marrëdhënie homoseksuale me të mitur: John David Brown, Dino Christodoulou, Robin James Arnold
Moskallëzim krimi: Janaq Papaleka



Burimi19 nëntor 2007


Komente

krikëlli
krikëlli 
17 maj 2008, 15:09
Citim:
Akuzohen per pedofili, ekstradohen nga Londra dy bashkepunetoret e Braun
17/05/2008 - 11:03

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol Londra, dy shtetasit Greko-anglezi Dino Christodoulou 45 vjeç dhe skocezi Robin James Arnold 56 vjeç do te gjykohen ne Shqiperi per abuzime seksuale në shtëpinë e fondacionit “Fëmijët e Tij" te drejtuar nga David Braun

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=20891




fronti polar
fronti polar 
10 shtator 2008, 09:24
Citim:
Avokatja e Braunit, predikime fetare në sallën e gjyqit

Seancë gjyqësore me propagandë fetare. Me këto fjalë mund të karakterizohet zhvillimi i një pjese të seancës së djeshme në ngarkim të të pandehurit David Braun, i akuzuar për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“Unë jam me Zotin, ai e ndriçon rrugën time dhe do t’u ndriçojë edhe ju para shpalljes së vendimit. Unë besoj në Zot dhe ai më ndjek në çdo hap, këtu, në rrugë, në shtëpi e kudo”.

Këto kanë qenë disa nga shprehjet e përdoruara në seancë nga avokatja, e cila disa herë u ndërpre nga kryesuesi i seancës, Hoxha, i cili i kujtoi se jemi një vend ateist dhe se salla e gjyqit nuk ishte vendi ku mund të predikonte.

Avokatja vijoi predikimet e saj, duke e detyruar gjyqtarin Hoxha t’i tërhiqte vëmendjen duke i kujtuar se nuk mund të fliste për fenë në seancë. Megjithatë, mbrojtësja ligjore e të pandehurit ka vijuar të predikojë për "zotin" dhe të mirat që të sjell besimi kundrejt tij.

Gjyqtari Gerd Hoxha, por edhe dy gjyqtarët e tjerë, pjesë e trupës gjyqësore, u përpoqën ta ndërpresin avokaten në ligjërimin e saj fetar, madje duke i kujtuar se për mungesë etike i janë drejtuar edhe Dhomës së Avokatisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për të marrë masa ndaj saj.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=8783




kalimtar/e
rruga me gropa 
15 tetor 2008, 18:06
njeri prej pedofileve te zotit u denua sot me 20 vjet

Citim:
Prokuroria e Tiranës, ka dhënë pretencën për shtetasin britanik David Braun, të akuzuar për ngacmime seksuale me fëmijë të mitur. Kështu, organi hetues ka kërkuar 20-vite burg për Braun, i akuzuar se ka abuzuar me dy fëmijë.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqflash&LajmID=28539&flashkat=AktualitetID




kalimtar/e
rruga me gropa 
28 tetor 2008, 21:40
Ka dale lajmi dhe ne shtypin anglez, ku pershkruhet se si kisha sjell pedofilet ne Shqiperi

http://www.guardian.co.uk/society/2008/oct/27/tirana-orphanage-child-abuse-trial



fronti polar
fronti polar 
20 nëntor 2008, 19:32
Citim:
Shërbimet britanike fshehën abuzimet e Braun

Policët britanikë kanë ndihmuar në fshehjen e abuzimeve horror të anglezit Deivit Braun në Shqipëri. Kështu shkruan sot gazeta e madhe britanike “The Guardian”. Pas një investigimi të gazetarit Paul Lewis, kjo e përditshme publikon shkrimin kritik mbi sjelljen e Intiligjencës britanike që dinte gjithçka për “misionarët kristianë” në Shqipëri, por nuk e ndihmoi policinë shqiptare ta zbulonte këtë krim dhe për tej gjykatën ta dëntonte atë.

Sipas gazetarit Paul Lewis, që ka zbuluar këtë skandal mësohet se “Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës kundër Krimit në Britani, njohur si "National Criminal Intelligence Service"(NCIS) që 18 muaj përpara se David Braun, të arrestohej kishte informacion se çfarë ndodhte brenda qendrës "Femijet e Tij".

http://www.shekulli.com.al/news/101/ARTICLE/36384/2008-11-20.html




postieri
postieri 
19 nëntor 2009, 00:27
Citim:
Gjyqi për pedofilët anglez, dëshmon fëmija i abuzuar

TIRANË - Seanca e radhës në ngarkim të shtetasit anglez Dino Kristodulun dhe Robin Arnold ka pasur dëshmi të reja që fajësojnë këto persona për abuzime seksuale me të mitur.

Fëmija ka rrëfyer përmes një video konference për të mos u përballur me të arrestuarit. Ai ka ardhur nga SHBA enkas për gjyqin me prindërit që e kanë birësuar.

Media ishte e pranishme vetëm në minutat e para të gjyqit, më pas është zhvilluar me dyert të mbyllura. Por mësohet se djali që në atë kohë ishte vetëm 10 vjeç ka sjellë dëshmi që rëndojnë pozitën e të akuzuarve duke folur gjatë mbi mënyrën se si dy anglezët kanë abuzuar me të dhe fëmijët e tjetër të qendrës.

Për skandalin seksual qe tronditi vendin katër vjet me pare, një tjetër i huaj, John David Brown po vuan dënimin për abuzime me fëmijet ne qendren "Femijet e Tij", në Tirane.

http://www.shekulli.com.al/2009/11/17/gjyqi-per-pedofilet-anglez-deshmon-femija-i-abuzuar.html




postieri
postieri 
12 janar 2010, 23:26
Citim:
Tiranë: Britanikët u dënuan për keqtrajtim seksual të fëmijëve

Një gjykatë në Shqipëri i ka dënuar dy britanikë për keqtrajtim seksual të fëmijëve, me 20 dhe 15 vjet burgim, kanë raportuar mediat e Shqipërisë.

Dino Christodolou, 45 vjeçar dhe Robin Arnold, 56 vjeçar, do të deportohen pasi t’i kenë kryer dënimet. Të dy britanikët, në maj të vitit 2008, sipas një vendimi gjyqësor në Britani, janë ekstraduar në Shqipëri, për tu paraqitur para drejtësisë.

Shtetasi tjetër britanik, David Brown, 58 vjeçar, aktualisht, është në burg duke e vuajtur dënimin prej 20 vitesh për vepër të njejtë.

http://rtv21online.com/home/?section=news&cmd=details&newsid=7632




postieri
postieri 
5 mars 2013, 17:52
Citim:
Padia në gjyq: Fëmija i abuzuar, 60 milionë lekë nga pedofilët

Një prej të miturve që u bë viktimë e abuzimeve seksuale nga pedofilët britanikë në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” në vitin 2009 në Tiranë, kërkon dëmshpërblim për traumën dhe dëmin e pësuar.

I abuzuari me iniciale G. B. i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi civile, përmes së cilës kërkon të vërë para përgjegjësisë tre britanikët John (David) Brown, Dino Christodoulou dhe Robin James (Arnold), aktualisht të dënuar me burg me vendime të formës së prerë, si edhe institucione të tjera të shtetit shqiptar.

Padia është depozituar në Gjykatë në ditët e fundit të nëntorit të vitit 2012 dhe në 7 shkurt ka pasur seancën përgatitore. Dëshmia e paditësit G. B. në gjykimin e Dino Christodoulou dhe Robin Arnold ishte një nga provat kryesore të Prokurorisë për të provuar fajësinë e tyre. Pas abuzimit, G.B. është birësuar nga një shtetas amerikan. I mituri i cili është abuzuar seksualisht për disa muaj me radhë mësohet se a pësuar dëmtime fizike dhe shëndetësore pasojat e të cilave vazhdon ti vuajë edhe sot. PADIA Padia e 15-vjeçarit G.B., person i abuzuar seksualisht në moshë të mitur në qendrën “Fëmijët e tij”, është regjistruar në gjykatë dhe ka marrë numrin 6977.

Në padi, si palë e akuzuar radhiten Avokatura e Shtetit, fondacioni “Fëmijët e tij”, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Dino Christodoulou, John Brown dhe Robin James (Arnold). Paditësi G. B. kërkon dëmshpërblim nga të paditurit për dëmin që i është shkaktuar, dëm ky i vlerësuar si jo pasuror por mendor dhe shëndetësor.

Në përshkrimin e objektit të padisë thuhet se autori i saj kërkon “shpërblimin për dëmin jopasuror shkaktuar nga të paditurit me përgjegjësi solidare në shumën 60 milionë lekë”. Burime pranë Gjykatës bënë të ditur se institucionet janë paditur nga G. B. me pretendimin se ato kanë lejuar regjistrimin e fondacionit “Fëmijët e tij” dhe se kanë pasur dijeni për veprimet abuzive që kryheshin aty.

Ndërsa prej të dënuarve si pedofilë, G.B. kërkon dëmshpërblim për shkak të traumave fizike e psikologjike dhe dëmit moral të shkaktuar nga abuzimi seksual ndaj tij. Në të njëjtën kërkesë, paditësi G. B. ka kërkuar edhe sigurimin e padisë, duke i kërkuar Gjykatës të sekuestrojë pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe llogaritë bankare të të paditurve në shumën e kërkuar prej tij në padi. Armand Bajrami

http://www.panorama.com.al/2013/03/05/padia-ne-gjyq-femija-i-abuzuar-60-milione-leke-nga-pedofilet/




Jep koment

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019