k   y
TERMINOLOGJI      TË REJA      SHKRIME      THËNIE      FORUM      DIJENI

Politeizmi


Politeizmi nga trajtat greke "poli = shumë" dhe "theos = zot", është besimi në më shumë se një "zot".

Hyrja në përdorim e këtij emërtimi ka ardhur si nevojë për të dalluar fetë meslindore me karakter të centralizuar monoteist, nga ato pararendëse vendase që në të shumtën e tyre i përkasin paganizmit.

Për këto shkaqe, politeizmi, rëndom, nuk shihet si kategori e mirëfilltë e teizmit, pasi sipas njësisë shoqërore e gjeografike, merr kuptim të ndryshëm duke anuar herë nga teizmi, herë nga paganizmi.

Terminologji | Të reja | Shkrime | Thënie | Forum | Dijeni

 Redaksia: kontakt@ateistët.com
 Dega Ateistët / Vargmal © 2001-2019